E Diel, 1 Nëntor 2026

Shfaqet superstari unik

 

Një lopë deti në parkun ujor në Turqi i ka çuditur të gjithë vizitorët, të cilët kanë qëndruar me orë të tëra përpara saj, pasi përveçse kërcente, i binte edhe saksofonit. Kështu Sara është bërë gjitari më i famshëm ujor, duke nxitur shumë njerëz të diskutojnë për të. Performanca e saj u bë në parkun prej rreth 6 milionë euro që u hap javën e kaluar në kryeqytetin turk. Parku, i quajtur “Dophinarium”, ishte një projekt i përbashkët mes Turqisë e Rusisë dhe u jep vizitorëve shansin të notojnë bashkë me delfinët. Megjithatë ylli i shfaqjes nuk ka qenë asnjë delfin, por lopa e detit Sara, e cila edhe interpreton duke bërë si e mërzitur brenda pak sekondave me shumë lehtësi. Ajo dukej shumë  bukur edhe me shkopin e dirigjentit, kur imitonte një prej tyre duke dirigjuar vetë fishkëllimën e saj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›