Ukrainë, gjendet “Puthja e Judës”
Piktura e famshme e Karavaxhos “Puthja e Judës” e vitit 1602, e njohur edhe si “Kapja e Krishtit”, që u vodh në korrik në një muze të Odesës, u gjet nga policia ukrainase. Vepra ishte marrë nga disa të panjohur nga një muze lokal arti perëndimor e lindor. E punuar në telajo me vaj, ajo ishte blerë para se të vidhej në Paris nga ambasadori rus në Francë, i cili më pas ia kishte dhuruar princit Vladimir Alexandroviç. Shumë mendojnë se kjo vepër nuk ka qenë autentike, por një imitim mjaft i mirë i artistit, me një subjekt analog si vepra e tij e ekspozuar në Dublin. Megjithatë këto diskutime nuk kanë bërë aspak që vlera marramendësve e veprës të lëkundet. Ajo sillet rreth 60 milionë euro. Sipas disa thashethemeve, organizuesi i kësaj vjedhjeje është gjendur i vdekur në rrethana të panjohura.