E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dhurata për jetimët në Shkodër

 

Edhe këtë vit kompania celulare Vodafon do të ofrojë dhurata për fëmijët jetime. Vodafone Albania zgjodhi që të përcillte urimet më të mira të fundvitit jo si zakonisht, përmes kartolinave por përmes financimit ndaj Shtëpisë së Fëmijës në Shkodër. Nëpërmjet Fondacionit të tij, Vodafone Albania ka kënaqësinë të njoftojë angazhimin e tij për një financim shtesë për të përmbushur kushtet e jetesës për fëmijët jetimë në Shkodër. Në linjë me mbështetjen e tij tradicionale për jetimët në Shqipëri, ky angazhim synon të krijojë kushte më të mira jetese për këtë komunitet në nevojë. Granti i dhënë do të ofrojë strehim, pajisje shtëpiake, veshje, një dhomë televizori dhe një kuzhinë të re për komunitetin e jetimëve. Ky njoftim vjen në të njëjtën kohë me turin tradicional të bamirësisë të Fondacionit Vodafone Albania  që filloi në Sarandë më 22 dhjetor dhe që vijoi me aktivitete në Gjirokastër, Tiranë, Gërdec dhe Shkodër. Stafi i Vodafone Albania ndau emocionet dhe festimet ngazëllyese me fëmijët jetimë, të moshuarit dhe personat e prekur nga fatkeqësitë e ndodhura gjatë 2008-ës.  Për të pestin vit radhazi, ne realizuam angazhimin tonë për të pasuruar jetët dhe vizionin e fëmijëve jetimë në Shqipëri. Është angazhim ynë që të ofrojmë kujdes të vërtetë për jetimët dhe për të mbështetur rritjen e tyre përmes krijimit të mjediseve familjare. - tha Broumidis, Drejtor Ekzekutiv i Vodafone Albania.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›