E Hënë, 2 Nëntor 2026

Dhurata qiellore për Victoria Beckham

20/04/2005  Shumë dhurata dhe që të jenë qiellore. Kjo është dëshira e Victoria Posh Spice. Dhe bukuroshi David Beckham, nuk mund të rrijë pa ia realizuar ëndërrat bashkëshortes së tij, sidomos pas stërlinave dhe eurove të pallogaritshëm të derdhura në llogaritë e tij bankare. Kështu, pasi u dhuroi fëmijëve një mini kështjellë dhe një mini “Ferrari”, për të festuar sa më denjësisht ditëlindjen e bashkëshortes së tij të dashur, Victoria Posh Spice, dërgoi posaçërisht në Londër një stilist flokësh për ta bërë atë më të bukur.

Duket se nuk kursen shumë David për të kënaqur familjarët e tij. Pasi plotësoi fillimisht dëshirat e fëmijëve të tij, nuk mund të linte pas dore gruan e tij. Dhe duket se i ka pëlqyer tej mase dhurata, që këtë radhë nuk ishin brilantë, por stilist ‘galaktik’ që ta bëjë më magjepsëse Victoria-n me rastin e festës që do të organizohet për 31-vjetorin e saj. Ashtu siç shkruan dhe “The Sun”, një mënyrë e mirë kjo për t’i kërkuar ‘falje’ për mungesën e tij në ditën e lindjes së Poshit, si pasojë e detyrimeve profesionale, por edhe për të ulur zërat e hedhura për tradhti të ‘vogla’ martesore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›