Shpërthimi i “të xhindosurve”

19/04/2005 Konflikti Kinë-Japoni reflekton një valë të re nacionalizmi - dhe një përleshje për pushtet në të ardhmen
Edhe regjimi i Pekinit ka pasiguri. Kënaqja e dëshirave të nacionalizmit në shtresat e ulëta është një ndihmë për të kompensuar mungesën e legjitimitetit. Marksizmi ka vdekur si ideologji motivuese, dhe pasardhësi i saj, “adhurimi i parasë” ka shkaktuar zemërim, për shkak të rritjes së hendekut mes të pasurve dhe të varfërve
Fërkimi është emblematik për një fenomen edhe më të gjerë. Nëpër të gjithë Azinë Lindore ka ardhur duke u rritur një valë e madhe e asaj që shumë e quajnë nacionalizëm i ri. I cili është i dukshëm në mënyrën se si vendet e rajonit janë duke shpallur aktualisht interesat e tyre - dhe duke sfiduar ato të fqinjëve
Për udhëheqësit e lartë të Kinës, e gjitha u duk si një makth i përsëritur. Të shtunën e kaluar, afro 20 mijë protestues të zemëruar kinezë, që bërtisnin “Dilni, derra japonezë!”, u turrën nëpër rrugët e Shangait, duke goditur me gurë dhe domate konsullatën japoneze, thyer dyqane dhe përmbysur makina. U mësua se dy japonezë u plagosën prej turmës së zemëruar; demonstrata në përmasa më të vogla shpërthyen në Hangzhou dhe Tianjin. Një javë më parë, mijëra kinezë të pabindur kishin thyer xhamat e ambasadës japoneze në Pekin. Vetëm pak orë më pas, Komiteti i Politbyrosë kineze thirri menjëherë një takim emergjence për kontrollin e dëmeve. Presidenti Hu Jintao paralajmëroi që nuk duhet lejuar përhapja e trazirës, që të mos u jepej protestuesve pretekst për të “shfryrë pakënaqësinë e tyre” të mbledhur për çështje të tjera. Ky lloj alarmi risolli në mendjen e Politbyrosë sesionet strategjikë të 1989, kur protestat masive paralizuan Sheshin Tiananmen për javë të tëra. “Ata nuk duan të humbasin kontrollin”, tha një burim i brendshëm.
Pasoja e menjëhershme e protestave - për të cilat u duk se pati edhe një farë inkurajimi zyrtar - ishte botimi në Japoni i teksteve të rishikuar të historisë për shkollat fillore, në të cilin, sipas pretendimit të kinezëve, ishin fshirë krejtësisht ato çfarë ka bërë Tokio gjatë Luftës së Dytë Botërore. Por mosmarrëveshjet kino-japoneze nuk janë në fakt për luftën. Japonia këmbëngul se ka kërkuar falje për krimet e kryera gjatë luftës, dhe i ka dhënë Kinës afro 34 miliardë dollarë, si ndihmë për zhvillim. E vërteta është, se dy rivalët janë përfshirë në një betejë gjithnjë e më sarkastike për të dominuar të ardhmen ekonomike, diplomatike dhe ushtarake të Azisë. Kina, e mbushur me krenari pas 20 vjet rritjeje ekonomike me hope, është duke shpenzuar shumë për ushtrinë, si dhe është duke treguar muskulin e sapogjetur diplomatik. Japonia, nervoze për shkak të nritjes së Kinës, është duke e hedhur tej pacifizmin, që ka karakterizuar politikën e saj të jashtme që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore.
Të dy vendet janë duke konkurruar për të siguruar furnizim me energji - në mënyrë të veçantë depozitat e mëdha të gazit në Detin e Kinës Lindore, të cilin mediat japoneze e kanë quajtur “Deti i konfliktit”.
Javën e kaluar, Ministria e Tregtisë e Japonisë deklaroi se do të lejojë firmat japoneze të fillojnë shpime për naftë dhe gaz në atë zonë - një lëvizje që Kina, tashmë e angazhuar në aktivitete eksploruese aty, e quajti “provokim serioz”. Dhe secili vend duket i uritur për të dëmtuar ambiciet strategjike të tjetrit, ndonëse tregtia dypalëshe mes të dyve ka kapur majat. Kina po përpiqet të sabotojë synimin e Japonisë për t’u bërë një anëtar i ri i përhershëm i Këshillit të Sigurimit të OKB. Japonia po pengon përpjekjen e Kinës për t’u bërë anëtare e Bankës NdërAmerikane për Zhvillim. “Si psikologjikisht, ashtu edhe strategjikisht, të dy vendet janë mbërthyer në një marrëdhënie të papëlqyeshme”, thotë Sinologu që banon në Uashington, Minxin Pei. “Më vonë, kur të kthejmë kokën pas, kjo do të shihet si një pikë kthese në marrëdhëniet Kino-Japoneze”.
Fërkimi është emblematik për një fenomen edhe më të gjerë. Nëpër të gjithë Azinë Lindore ka ardhur duke u rritur një valë e madhe e asaj që shumë e quajnë nacionalizëm i ri. I cili është i dukshëm në mënyrën se si vendet e rajonit janë duke shpallur aktualisht interesat e tyre - dhe duke sfiduar ato të fqinjëve. Presidenti koreano-jugor, Roh Moo Hyun, është duke i bërë apel ndjenjës kombëtare për të rritur mbështetjen politike për vetveten, ndërkohë që në Taivan, një brez i ri politikanësh po inkurajojnë një sens më të sigurtë të identitetit taivanez. Që nga viti 1992, numri i banorëve të ishullit, që vetëkonsiderohen vetëm si taivanezë - as kinezë dhe as kino-taivanezë - është rritur më shumë se dyfish, nga 18 për qind në 40 për qind të popullsisë.
“Pikëpamja jonë për botën ka ndryshuar”, thotë Chang Mu Kei, i Institutit të Sociologjisë në Taipei. “Tani është Taivani dhe jo Kina qendra e botës”.
Krenaria kombëtare nuk është aspak një gjë e re në Azi. Por, në të kaluarën, ajo ka patur kryesisht rrënjë në fyerjet historike - një reagim mbrojtës ndaj imperializmit dhe horroreve të luftës.
David Kelly, një studiues në Universitetin Kombëtar të Singaporit, vëren se “nuk mund të nënvlerësohen rezervuarët historikë të ndjenjave”. Por, shton ai, “nacionalizmi i ri është i bazuar më shumë në aspiratat e të rinjve, të cilët janë rritur në kushte paqeje dhe prosperiteti. Një pjesë e identitetit të klasës së mesme urbane sot është nacionaliste. Për shembull, kur kërkojnë Olimpiadën”.
Gjatë 30 viteve të fundit, Azia Lindore ka qenë më shumë e merakosur për zhvillimin e saj ekonomik. Gjatë asaj periudhe, të gjithë ishin të zënë me rritjen e standardeve të jetesës, dhe nuk kishte kohë për t’u marrë me vogëlsira.
Sot, kjo ka ndryshuar. Për kozmopolitanët e sotëm - të rinjtë, të arsimuarit - mesazhi i stabilitetit ekonomik nuk ka më atë rezonancë që kishte në vitet shtatëdhjetë dhe tetëdhjetë. Ata kanë para, kohë të lirë dhe opinione - dhe, falë lirive sociale të sapogjetura, si dhe internetit, ata janë duke i shprehur pikëpamjet e tyre në mënyrë gjithnjë e më agresive. Sjellje të tilla janë duke nxitur gjithnjë e më shumë politikat qeveritare. Për shembull, opinioni publik qëndron pas qëndrimit të ashpër të Pekinit në lidhje me Taivanin. Ndërkohë, një peticion në internet për të mbajtur Japoninë larg vendit të përhershëm në Këshillin e Sigurimit ka mbledhur deri më sot 22 milionë firma.
Një prej grupeve më të mëdhenj nacionalistë në Kinë sot është Aleanca e Patriotëve, e cila u nis në internet nga një grup profesionistësh të klasës së mesme, përfshirë një designer interneti 29-vjeçar, Lu Junfei. Në faqen e saj në internet ka sot 76 mijë anëtarë të regjistruar. Kur Pekini i dha një kontratë të rëndësishme për një ndërtim të një hekurudhe të re një kompanie japoneze, Aleanca e Patriotëve organizoi një fushatë kundërshtuese, mblodhi elektronikisht 86 mijë firma dhe e pezulloi marrëveshjen.
Deri tani, vetëm brenda prillit, thirrjet për protesta të Netizen kanë shkaktuar demonstrime në tetë qytete kinezë - më të mëdhatë që nga viti 1999, kur protestuesit sulmuan ambasadën amerikane, pasi ambasada kineze në Beograd u bombardua gabimisht nga një avion amerikan.
Në një shoqëri të stresuar dhe që ndryshon me shpejtësi, një shkallë e caktuar nacionalizmi nuk është një gjë e keqe. Rreziqet dalin kur përplaset nacionalizmat. Dhe rreziqet janë potencialë në Azinë Lindore, ku - në kontrast të plotë me Evropën Perëndimore “postnacionale” - nuk ka struktura mbikëqyrëse si për shembull Bashkimi Evropian apo NATO, për të ofruar një kuadër për bashkëpunimin ndërkufitar. Në këtë rajon gëlojnë mosmarrëveshjet e pazgjidhura territoriale - katër prej të cilave përfshijnë Japoninë, një vend e kaluara e të cilit vazhdon të frymëzojë dyshim dhe frikë mes fqinjëve.
Marrëdhëniet Kinë-Japoni kanë ardhur duke u rënduar që nga nëntori i kaluar, pas një përplasjeje ushtarake në det të hapur. Forcat japoneze të vetëmbrojtjes zbuluan një nëndetëse bërthamore kineze në ujërat e tyre, jo shumë larg burimeve të gazit natyror që të dy palët kërkojnë të shfrytëzojnë. Japonezët e ndoqën nëndetësen për dy ditë me radhë dhe kërkuan një shprehje faljeje, të cilën kinezët e dhanë. “Ajo që ra në sy nuk ishte prania e nëndetëses kineze, por fakti që japonezët, që janë përgjithësisht kundër konfrontimit e ndoqën me forcë”, thotë Adam Segal, nja analist për Kinën në Këshillin për Marrëdhëniet me Jashtë të SHBA.
Në të njëjtën kohë, Japonia adoptoi një qëndrim më të ashpër kundrejt rivalit të saj. Fillimisht, Japonia e shpalli Kinën një kërcënim ushtarak. Më pas, më 19 janar të këtij viti, në një deklaratë të përbashkët të paprecedentë, Japonia dhe Shtetet e Bashkuara deklaruan, se pavarësia aktuale de facto e Taivanit është një “objektiv strategjik i përbashkët”. Në kabinetin e Kryeministrit Koizumi bëjnë pjesë një grup konservatorësh të krahut të djathtë, që mbështesin Taivanin. Japonia mbështeti gjithashtu SHBA, kur këto kërkuan që evropianët të mos e hiqnin embargon 16-vjeçare ndaj Kinës.
Që kur u zgjodh në 2001, Koizumi e ka bërë rikthimin e krenarisë kombëtare një komponent shmë të rëndësishëm të përpjekjes së tij për të reformuar sistemin stanjativ politik në vendin e tij. Japonezët e rinj kanë mbështetur idetë e tij. Strategët në Pekin besojnë se Tokio është trimëruar nga një administratë konservatore e SHBA, e cila ka nisur të fokusohet mbi kërcënimin e ardhshëm kinez.
Por jo vetëm krenaria, por edhe pasiguria është një nxitës i nacionalizmit japonez. “Roli i Japonisë është në rrezik”, thotë Jeffrey Kignston, profesor në Temple University, në Japoni. “Kina po kërcënon tani që ta lërë pas Japoninë”. Dekada e humbur e viteve nëntëdhjetë, kur Japonia u duk se hoqi dorë nga statusi i saj si fuqia më dinamike ekonomike në Azi, e ka lënë thellësisht të pasigurtë brezin e ri - ndërkohë që disa gjejnë rehati në ëndrrat për madhështinë kombëtare, përhapur nga figura të tilla si guvernatori populist i Tokios, Shintaro Ishihara, apo artisti Kobajashi, librat e të cilit hedhin poshtë idenë e fajit japonez për Luftën e Dytë.
Edhe regjimi i Pekinit ka pasiguri. Kënaqja e dëshirave të nacionalizmit në shtresat e ulëta është një ndihmë për të kompensuar mungesën e legjitimitetit. Marksizmi ka vdekur si ideologji motivuese, dhe pasardhësi i saj, “adhurimi i parasë” ka shkaktuar zemërim për shkak të rritjes së hendekut mes të pasurve dhe të varfërve.
Shënjestrimi i Tokios është një qëndrim i njohur për Partinë Komuniste Kineze, e cila në vitet 1930 u rrit në popullaritet pikërisht për shkak të qëndrimit të vendosur antijaponez.
Megjithatë, Kina dhe Japonia kanë arsye të forta përse të ulin tensionet. Tregtia dypalëshe mes dy vendeve sot kap shifra 200 miliardë USD në vit. Vitin e kaluar, Kina u bë partnerja e parë tregtare e Japonisë, duke lënë pas SHBA. Firmat japoneze kanë investuar shuma të mëdha në Kinë dhe kanë punësuar afro 1 milion kinezë. Dy ekonomitë “janë bërë kaq të ndërvarura dhe kaq plotësuese të njëra-tjetrës, saqë ne nuk e kemi lirinë për të ruajtur distancën”, thotë Hatsuhisa Takashima, zëdhënës në Ministrinë e Jashtme. “Duhet që të mbajmë në këtë nivel këto marrëdhënie”. E vërtetë, por që nga 2001 nuk ka patur asnjë samit të nivelit të lartë mse udhëheqësve japonezë dhe kinezë. Si Hu, ashtu dhe Koizumi do të marrin pjesë në samitin e Xhakartës në fund të këtij muaji, por nuk dihet nëse do të takohen.
Ekspertët nuk mendojnë se zënka Kinë-Japoni do të degjenerojë në ndonjë lloj konflikti ushtarak. Por një sulm apo bllokadë e Kinës ndaj Taivanit mbetet një shqetësim. Dhe modernizimi i shpejtë ushtarak i Pekinit ka shkaktuar shqetësime për një garë të mundshme rajonale armatimi. Në veçanti, marina kineze është edhe më mbresëlënëse nga 5 vjet më parë, pasi ka blerë 23 anije të reja sulmi amfibe si dhe 13 nëndetëse sulmi. Kina është duke ndërtuar gjithashtu nëndetëset e saj diesel-elektrike.
Nacionalizmi, pasi “lëshohet nga zinxhiri”, është i vështirë të kontrollohet. Javën e kaluar, Netizens bëri thirrje për një marshim masiv antijaponez në Sheshin Tiananmen, programuar për më 4 maj, përvjetori i lëvizjes së studentëve të 1919, që protestonin ndaj poshtërimit të qeverisë kineze nga kërkesat japoneze pas Luftës I Botërore. Duke patur ende makthin e 1989, udhëheqja me siguri nuk do të lejojë demionstrim në shesh. Por, nëse marshuesit antijaponezë ndihen të penguar nga policia, ata mund ta drejtojnë zemërimin për nga qeveria, duke e akuzuar se i përulet Tokios. Atëherë, në javët e ardhshme Politbyroja kineze do të duhet të bëjë më shumë mbledhje emergjence.