Kina e madhe: Pak nervoze
19/04/2005 Ironikisht, zjarri antijaponez i Kinës po i bën jo më shumë, por më pak patriotë qytetarët në Hong Kong dhe Taivan
Nacionalizmi është tashmë një armë që Kina përdor kundër politikanëve kundërshtarë në Taivan dhe Hong Kong. Kjo është edhe një arsye përse shumë vetë i konsiderojnë demonstratat antijaponeze si veprime të orkestruara. Eshtë e vështirë t’u buzëqeshësh protestuesve kinezë, sidomos kur ti mund të bëhesh shënjestra e ardhme e zemërimit të tyre
Çdokush mund të mendojë se qytetarët në Hong Kong dhe Taivan ndajnë të njëjtën ndjenjë antijaponeze me vëllezërit në Kinën kontinentale. Por shumë prej tyre i vë në siklet zemërimi i Kinës, në lidhje me krimet e kryera nga Japonia gjatë Luftës II Botërore. Hong Kongu nuk e mbështet tërësisht sigurinë prej superfuqie që ka fituar Kina, ndërkohë që taivanezët e konsiderojnë alarmante. Asnjëri prej të dyve nuk e “ha” argumentin e Pekinit se sot Tokio kërcënon stabilitetin e Azisë, ndërkohë që të dy mendojnë se është Kina më kërcënuesja. Nacionalizmi, që ka pushtuar tani Kinën, i bën disi nervozë kritikët e Pekinit.
Historia ndihmon për të shpjeguar pikëpamjet e ndryshme. Në Hong Kong, për shembull, cinizmi për motivet e Kinës është i lartë sepse shumë qytetarë aty janë ish-refugjatë që u arrratisën nga tirania komuniste. Në Taivan - një koloni japoneze për 50 vjet, deri në dorëziin e Tokios në 1945 - krimet më të freskëta në mendje janë ato të kryera në 1947, kur ushtria nacionaliste e Chiang Kai-shek vrau dhjetëra mijëra pas një kryengritjeje të vendasve. Ndërsa Kina vazhdon të kërcënojë sigurinë e Taivanit, Japonia do të donte ta mbronte ishullin nga ndonjë sulm i mundshëm. Në të vërtetë, politikanët taivanezë kanë marrëdhënie shumë të ngushta me konservatorët në Tokio.
Ndryshe nga ndjenja e thellë antijaponeze në shtete të tjerë të Azisë, ndjenjat e Taivanit janë ambivalente.
Taivanezët e rinj janë rritur nën ndikimin e modës, muzikës dhe kulturës konsumatore japoneze, ndërkohë që shumë prej të moshuarve i njohin sundimit kolonial meritën për vendosjen e themeleve të industrializimit të shpejtë të ishullit pas Luftës së Dytë Botërore. “Ata zgjedhin të kujtojnë gjërat e mira, dhe ky është kryesisht një reagim ndaj Pekinit autoritar”, thotë Chong-Pin Lin, President i Fondacionit për Studime Ndërkombëtare në Taipei. Chang Mau-kuei, i Institutit të Sociologjisë në Taipei, shton: “Jemi zënë mes dy perandorish. Taivani ka marrëdhënie të ngushta me të dyja, dhe siguria e tij varet nga vullneti i mirë i të dy palëve”.
Nacionalizmi është tashmë një armë që Kina përdor kundër politikanëve kundërshtarë në Taivan dhe hong Kong. Vitin e kaluar, media zyrtare kineze e quajti ish-kreun e Partisë Demokratike të Hong Kongut, Martin Lee “jo patriot”, sepse kishte kundërshtuar linjën zyrtare për reformat politike në Hong Kong. Kjo është edhe arsye përse shumë vetë i konsiderojnë demonstratat antijaponeze si veprime të orkestruara. “Ekziston gjithnjë rreziku që po do të dojë Pekini, mund të përdorë të njëjtat taktika ndaj politikanëve anti-Kinë”, thotë Liu Kin-ming botues i Apple Daily në Hong Kong. Eshtë e vështirë t’u buzëqeshësh protestuesve kinezë, sidomos kur ti mund të bëhesh shënjestra e ardhme e zemërimit të tyre.