Top modelja Carmen Kass: Do të merrem me poltikë

20/04/2005 Top modelja e famshme Carmen Kass ka vendosur t’i hyjë politikës. Në fakt është kandiduar për zgjedhjet europiane të qershorit të ardhshëm me partinë e moderuar Res Publica, drejtuar nga kryeministri i Estonisë, Juhan Parts. Pas pushteti të fituar duke sfiluar në pasarelat e të gjithë botës, modelja 25 vjeçare tashmë ka vendosur të sfilojë në korridoret e pushtetit. “Puna dhe konkurenca janë dy aspekte të rëndësishme në biznes ashtu si edhe në politikë” i ka deklauar agjencisë së lajmeve Reuters përfaqësuesja e partisë, Siim Mannik. “Carmen tashmë ka arritur në majat e sektorit të saj dhe kjo do t’i lejojë të jetë po aq e sukseshme edhe në fushën e politikës”. Ajo u zbulu nga një ‘gjuetar’ talentesh italian në një qendër dyqanesh në Tallin. Në moshën 14 vjeçare Carmen, kundër dëshirës së nënës së saj, u transferua në Milano, për të tentuar fatin në industrinë e modës. Ajo ka punuar për një kohë të gjatë në një nga shtëpitë më të mëdha të modës në Itali, dhe vetëm një vit më parë fitoi rreth 5 milion dollarë.