E Hënë, 2 Nëntor 2026

“Malaj, Fino, Arapi në paratë e fajdeve”

19/04/2005  Flet ish-presidenti i “Silva”: Ju tregoj 97-ën

Pëllumb Shehaj, ish-presidenti i kompanisë “Silva” është rikthyer për të treguar të fshehtat e 97-s. Në një intervistë të dhënë për “Televizionin” Alsat ai ka akuzuar politikanët për implikimin në trafiqe droge e armësh si dhe në vrasjet e pranverës së tetë viteve më parë.

Si e filluat biznesin?

Une biznesin tim e kam filluar qysh ne ’91-in. Në vitin 93 organizova statutin e firmës dhe gjatë kësaj kohe ne kërkonim të merrnim kredi por bankat shqiptare nuk kishin forcë. Nisma për marrjen e huasë nga njerëzit ishte me qëllim të vetëm për vënien në punë të një pasurie të jashtëzakonshme, minierën e bitumit. Fillimisht do të shtroheshin rrugët e vogla, kjo ishte strategjia ime.

Kur nisët të merrnit hua?

Unë hua kam marr në korrik të 96-ës. Shuma është marrë në Gjermani dhe Austri dhe ka qenë me interesa shumë të larta për popullin. Futa specialistë për të zbuluar minierën. Mora fabirken e përpunimit të çakullit. Mora nga specialistët më të mirë në vend. Bitumin e kisha privat, fabrikën e çakullit timen, makineritë më moderne të miat. Ka biznes më konkret? Bëra një organizim të përkryer dhe në firmën time kisha 14 ish-drejtora.

Në vitin 1997 jeni lejuar të vazhdoni aktivitetin me një vendim të parlamentit?

Atëherë, ish-opozita e asaj kohe drejtoi popullin që të digjte dhe të shkatërronte. Dhe ky është një organizim i specializuar që arritën të bënin politikanët e ish-opozitës së asaj kohe. Nga firma “Gjallica” u zduken 140 milion dollarë. Gazetat shkruanin qe iknin drejt Italise, por ato kanë ikur drejt Sarandës e më pas në Korfuz. Ato kanë shkuar në drejtim të Greqisë dhe është investuar në mediat e televizionet greke, nga njerëz e grupe të caktuara për përmbysjen e Qeverisë demokratike. Në qoftë se ata do të donin me të vërtetë të mirën e popullit nuk kishin pse të organizonin prishjen e pronës dhe të vrisnin punonjësit e SHIK-ut. Pas trasferimit të parave të “Gjallicës” u hapën depot e armatimit. Në këtë periudhë është kruijuar Unioni i 4 firmave “Vefa”, “Silva”, “Cenaj”, “Kamberi”. Ne krijuam një statut për të mbrojtur interesat tona e të kreditorëve, duke parë se çfarë po vinte. Duke parë shtypin shqiptar e atë grek, dhe atë të huaj, BBC Dojçevele, të cilat villnin vrer mbi qeverinë demokratike. Kreditorët paratë i futën te firmat në bazë të një ligji, nuk i futën as tek Partia Demokratike, as tek ish-presidenti as te ish-kryeministri. Këto janë çështje private, nëse ti më ke dhënë paratë e unë si kthej, ka procedura ligjore. Ka një zgjidhje sipas ligjeve që janë, jo nëpërmjet dhunës e forcës. Në muajin shkurt nga Shqipëria ikën pa lënë gjurmë të shoqëruara nga Kristo Goxhi miliona. Në këtë kohë unë shpëndaja paratë e kam dokumente për këtë që them, në mënyrë sistematike deri në 15 shtator të 1997- ës, deri sa erdhi transparenca lokale dhe e kam pranuar Farudin Arapin që të fillopjë këtë proces, duke pasur parasysh se ishte kërkesa e partive politike ku thuhej se firmat ishin marrë me veprimtari kriminale. Akuza që ishte për mua se firma “Silva”, ishte e Blerim Çeles. Unë firmën e kam krijuar në 93 ndërsa Blerim Çelën e kam njohur në 97 dhe gjatë kësaj kohe nuk ka dalë ndonjë dokument që firma të ishte e tij. Kam dhënë një intervistë reportazh bashkë me Farudin Arapin për TVSH. Në atë kohë kam qenë vetëm unë dhe Kamberi i fshehur që pranuam transparencën. Ishte dhe Vebi Alimuca, i cili më pas u arrestua. Kur kanë ardhur këta të transparencës lokale unë kam pasur në arkën e Tiranës 1 200.000 dollarë të cilat i futëm me mirëkuptim në bankë. Kams pasur mardhënia korrekte me bankat që ishin në atë kohë. Të gjitha blerjet i kam bërë me rrugë bankare e jo me para në dorë e për këtë kam dokumente.

Ka dokumente?

Çdo gjë unë e faktoj me dokumenmte e nesër të dalë Farudin Arapi dhe Arben Malaj e të thonë të kundërtën, ti hedhin poshtë akuzat e mia, të tyret i hedh poshtë me dokumente. Në këtë kohë tërhiqeshin paratë me firmën time e të administratorit e kjo ishte e jashtëligshme. Administratorët caktohen vetëm nga gjykata, ky është ligji, Maliqi është kjo që ndoqën këta. Nëse isha marrë me aktivitet kriminal, prokuroria të firmoste akte për ngrirjen e këtyre parave e të vendoste gjykata. Për këtë përgjegjesin duhet të përgjigjen një ditë.

Thoni se është vjedhur?

Deri tani këta përdorën shtetin mafioz, e janë grabitës e vjedhës. Shfrytëzuan prokurorinë, gjykatat, policinë, shtetin që arriti gjer këtu . Me 15 nëntor të vitit 1997 vjen “Deloit and Touche” me kërkesë të paralamentit dhe u caktuan tre përfaqësues partish, një i PD, një i PS dhe një i PR.

Nisën protestat?

Në janar të 97 nisën protestat, që ishin fillimisht paqësore. Në krye të tyre u vunë politkianë që u thonin populit të digjnin e të shkatërronin gjithçka. Ishte një revolucion i organizuar nga ish-opozita. Kjo u bë me ndihmën e ish-sigurimit të shtetit dhe paratë u investuan në mediat greke që më pas të përdoreshin për përmbysjen e qeverisë demokratike. U dogjën e u shkatërruan bashkitë dhe institucionet, u vranë e u dogjën ish-punonjës të shërbimit sekret, që ishin punonjës të shtetit. Një ish-deputete e PS ka qenë në krye, aty kur u vranë e nxorrën sytë atyre djemve. Pas kësaj, erdhi hapja e depove. Në janar të 98-ës pas kontrollit të kompanisë “Deloite and Touche”, u tha se firma Silva ka biznese serioze dhe nuk ka veprimtari kriminale, të dhëna këto që u raportuan dhe në Bruksel. E gjithë pasuria e kompanisë është marrë me forcë e më dhunë nga policia dhe nuk është mbajtur procesverbal për asgjë. Shuma e vjedhur pa fitmin e munguar dhe marrëveshjet që kisha bërë me kompanitë e huaja, është 40 milionë dollarë. Gjallica më mori 6 milionë dollarë borxh të cilat nuk mi ktheu. Meqë ajo kishte disa marrëveshje tregtrare me kompani greke, gjykata vendosi që të më kalojë mua këto kontrata. Kur kam shkuar në Greqi për të biseduar me këto më thanë se duhet të bisedojmë me Farudin Arapin.. Ndërsa në anën tjetër janë vënë në lëvizje njerëzit e Arapit e të Bashkim Finos, për të marrë paratë. Sipas Arapit janë gjetur para të firmave jashtë, atëherë unë i kërkoj prokurorit të përgjithshëm Theodhori Soolalku , presidentit, Avokatit të Popullit, e atij të shtetit, që të sekuestrojnë këto para nëse vërtetë janë.

Po gjyqi juaj?

Gjyqi ndaj meje ishte qesharak dhe dënimi mu dha sa pa filluar procesi. Gjyqtari Martin Deda me kërkoi 150 mijë dollarë për të më ulur dënimin katër vjet burg. Paratë e mia i kanë përdorur për trafik armësh e droge. Këto njerëz janë më të rreëeyikshëm se Bin Laden.

Trasfertat?

Cenaj i dërgoi paratë në Greqi. Ai kishte vetëm 25 milionë dollarë, ku i gjeti ai më tepër, ndërkohë që më kishte kërkuar mua 3 milionë dollarë borxh. Më pas u çuan në Greqi 200 milionë dollarë, janë para që janë përdorur në trafik droge dhe armësh e më pas janë trasferuar në shtetin fqinj. Arben Malaj dhe Kristo Goxhi janë çelësi i “Cenaj”

Marëdhëniet me qeveritë?

Me Qeverinë e Pajtimit asnjë marëdhënie, me socilistet, ishte transparenca, kontrolli financiar. Ata shkatërruan firmën. Numrin e llogarisë e kishin boshatisur.

Marëdhëniet tuaja me guvernatorin Luniku?

Skam pasur lidhje me te, lidhesha direkt me banken, të gjitha veprimet i bëja nëpërmjet saj. Çdo gjë është e dokumentuar, kam dhe procesverbalin e firmosur nga katër firma dhe numrat e llogarisë që kam vënë. Kjo i ka befasuar Arben Malajn dhe Farudin Arapin, ata kujtonin se skisha dokumenta, kjo do i vërë para përgjegjësisë ata nesër

Problemet me drejtësinë ?

Do i zgjidh problemet me drejtësinë kur të ketë shtet juridik ligjor, por jo nesë do ketë kriminelë politikë

Nëse do ketë rrotacion e do thyejnë qafën hajdutët do i dorëzohem drejtësisë shqiptare do kthehem e të më marrë policia në Rinas.

Po para të dërguara jashtë nga firmat?

Firmat i ngriti Sigurimi i Shteti dhe zbulimi grek. Unë kisha investime gjigande. Janë dërguar 600 milionmë dollarë në Turqi e 300 milionë dollarë në Greqi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›