Presidenti i BG & R vjen në Shqipëri

19/04/2005 Ish zëvendësi i Kondolesa Rise do të monitorojë përgatitjen e fushatës për Partinë Demokratike
Basha: Është konfirmuar vizita e Blackëill por jo data
Së shpejti pritet të vijë në Shqipëri, për të vëzhguar nga afër zhvillimet e fushatës elektorale të PD-së, presidenti i kompanisë së zgjedhjeve Robert D.Blackëill. Sipas koordinatorit të Komitetit të Orientimit të Politikave, Lulëzim Basha, deri më tani është konfirmuar vetëm ardhja e Blakcëill, por nuk është konfirmuar akoma data e saktë. Basha shprehet se presidenti i BG&R mund të vijë në mesin e kësaj jave, ose në fillim të javës së adhshme. Ardhja e tij ka si qëllim vëzhgimin nga afër të punës së kompanisë dhe ecurinë e deritanishme në përgatitjen e infrastrukturës së fushatës elektorale.
Presidenti Blackëill njihet si një njeri që ka mbajtur poste të larta në administratën amerikane. Përpara një viti, ai ishte në postin e zëvëndësit të Condolesa Rise, aktualisht Sekretare në Departamentin e Shtetit. Në vitin 2001, Presidenti Xhorxh Bush e emëron në postin e ambasadorit të SHBA-së në Indi. Aktualisht është lektor për Sigurinë Ndërkombëtare, Joni F Kenedy Schooll of Government, Universiteti i Havardit. Gjatë viteve 1989-1990, Blackëill ka qenë asistent special i Presidentit Xhorxh Bush i vjetri. Kompania e zgjedhjeve Barbour Griffith & Rogers, është e njohur në fushën e menaxhimit të zgjedhjeve, ku për t’u përmendur janë zgjedhjet në Ukrainë apo Maqedoni e Serbi etj. Deri më tani, kompania në fjalë nuk ka marrë pjesë aktive në fushatën elektorale të PD-së, por duket se me afrimin e datës së zgjedhjeve roli i saj do të bëhet dhe më i ndjeshëm. Përveç kësaj, BG & R do të bëjë monitorimin e zgjedhjeve, ku në përfundim të tyre pritet të dalë dhe me një raport të sajin. Përpara pak kohësh, Tiranën e vizitoi edhe drejtori ekzekutiv i kompanisë, Lany Griffith, i cili gjatë qëndrimit të tij mori kontakte të vazhdueshme me kreun e PD-së, Berisha. Burime në PD shprehen se specialistët e BG&R, janë në kontakt të vazhdueshëm jo vetëm me krerët e PD-së, por edhe me një pjesë të kandidatëve që do të garojnë nën siglën e saj. Ndryshe nga herët e tjera, këtë radhë fushata e opozitës është bazuar kryesisht në paraqitjen e platformave sesa në akuzat ndaj kundërshtarit, karakteristikë kjo e fushatave zgjedhore amerikane. Do të jetë kjo kompani, e cila do të hartojë dhe logon e fushatës zgjedhore të opozitës, e cila pritet të prezantohet në Kuvendin e ardhshëm të PD-së.