E Diel, 1 Nëntor 2026

Dhuratat e verës nga AMC, çdo ditë mund të fitoni televizor LCD, lap-top ose një Mercedes



Për të gjithë abonentët e AMC fillimi i verës është i mbushur me dhurata. Duke ndjekur ndeshjet e Kampionatit Botëror mund të bëheni fitues i plot dhuratave nga AMC. Çdo ditë do të jepet nga dy çmime, një lap-top dhe një televizor 32 polsh “LCD” dhe në fund të promocionit do të jepet dhurata e madhe, një Mercedes Benz C. Abonentët e AMC mund të jenë fitues të këtyre çmimeve duke marrë pjesë në lojë e duke dërguar përgjigje të sakta për secilën nga pyetjet që do t’u vijnë me SMS. Për të marrë pjesë në këtë lojë duhet të dërgohet një SMS në numrin 55455. Nga AMC do të vijë një SMS përshëndetës si dhe një pyetje me dy opsione për përgjigje. Abonentët duhet të zgjedhin midis dy alternativave dhe të dërgojnë me SMS tekstin 1 ose 2, duke treguar përgjigjen që e mendojnë të saktë. AMC do t’u dërgojë një SMS që njofton nëse përgjigja është e saktë apo jo dhe do të pasohet nga një pyetje tjetër. Sa më shumë përgjigje të saktë të dërgohen, aq më shumë mundësi kanë abonentët të bëhen fitues. Çdo ditë do të ketë dy fitues, një fitues që do të zgjidhet në mënyrë rastësore dhe një tjetër që do të zgjidhet në bazë të pikëve të grumbulluara gjatë ditës duke kthyer përgjigje të sakta. Pjesëmarrësi me fat i dalë nga shorti do të fitojë 1 TV “Sony 32” LCD dhe për të marrë pjesë duhet të ketë dërguar të paktën një SMS gjatë asaj dite specifike. Abonenti që brenda ditës do të grumbullojë më shumë pikë, pra ka dërguar më shumë përgjigje të sakta me SMS gjatë asaj dite, do të jetë fitues i një lap-top-i “HP”. Në fund të promocionit, një pjesëmarrës me fat i dalë nga shorti bëhet fituesi i madh që fiton një “Mercedes C” të ri. Fitues i makinës mund të bëhesh duke dërguar edhe një SMS të vetëm. Fituesit e çmimeve ditore dhe të çmimit final do të informohen nga AMC nëpërmjet telefonatave. Emrat e tyre do të shpallen edhe në faqen e internetit të AMC. Çmimi i një SMS të dërguar në numrin 55455 të lojës është 100 lekë, me TVSH. Për çdo SMS pjesëmarrëse në lojë, AMC ofron 100 SMS brenda rrjetit, që duhen dërguar brenda 24 orëve. Promocioni do të vazhdojë deri me datën 19 korrik, por edhe pjesa tjetër e verës do të ketë plot oferta dhe dhurata nga AMC për abonentët.

3 Qershor 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›