Dhuratat, magjia e festave të fundvitit ka zbritur në dyqanet “Vodafone
Në këtë prag festash fundviti dyqanet “Vodafone” në të gjithë vendin do të mirëpresin të gjithë klientët “Vodafone” me shumë dhurata dhe oferta speciale të dizenjuara për të kaluar Krishtlindje të gëzuara në një eksperiencë të paharrueshme festive. Kompania “Vodafone” beson se komunikimi pasuron jetën e njerëzve dhe i jep vlerë çdo momenti, veçanërisht në ditët festive ku njerëzit festojnë, ndajnë dhurata, urojnë, jetojnë momente të veçanta pse jo dhe ëndërrojnë. “Vodafone” në këtë periudhë festash ofron paketa speciale për thirrje dhe SMS në planet tarifore me parapagesë dhe ato familjare me kontratë, të cilat e bëjnë komunikimin më të lirë se kurrë dhe të përshtatshëm ndaj nevojave të ndryshme të klientëve tanë. Gjithashtu, dhuratat “Vodafone” do të jepen për të gjitha aktivizimet e reja të “Vodafone Club”, “Vodafone Card” dhe numrave me kontratë. Oferta është e vlefshme për një kohë të limituar. Qindra aparate celularë “Vodafone”, “LG KU 950 TV mobile”, mijëra bokse “Vodafone”, radio dhe shumë dhurata të tjera janë duke pritur klientët e rinj që do t’i bashkohen familjes “Vodafone” gjatë festave të fundvitit.
9 Dhjetor 2008