E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pinë alkool në lokal, më pas u therën me thika



KORÇË - Një grindje banale mes disa të rinjve ka si bilanc një të plagosur në gjendje të rëndë dhe një të arrestuar. Dy të rinj janë grindur me njëri-tjetrin në një lokal të qytetit të Maliqit, teksa njëri prej tyre është përgjakur duke marrë plagë të shumta në trup. Ngjarja është regjistruar pak para mesnatës së të dielës në qytetin e Maliqit. Protagonistë të saj kanë qenë Arlin Shehu nga Maliqi dhe Renato Gongo banor i fshatit Sovjan në Rrethin e Korçës. 25-vjeçarët kanë qenë së bashku në një lokal dhe në gjendje të dehur kanë shkëmbyer disa batuta me njëri-tjetrin. Fjalët dhe fyerjet janë shoqëruar me plagosjen e Gongos, i cili ka marrë plagë të shumta në trup nga thika e bashkëmoshatarit të tij, i cili e mbante atë me vete. Policia ka arrestuar, nën akuzën e “plagosjes së rëndë me dashje”, Arlin Shehun të cilit i është gjetur dhe arma e krimit me vete.

9 Dhjetor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›