Vendet e BE-së: Të njëjtat kritere për dëbimin e klandestinëve
Vendet evropiane aprovuan sot një projektligj mbi vendosjen e rregullave të përbashkëta për dëbimin e personave pa dokumente, që duhet t'i paraqitet Parlamentit Evropian për miratim, - njoftoi presidenca sllovene e BE-së.
Ministrat e 27 vendeve anëtare të BE-së miratuan këtë marrëveshje gjatë një takimi në Luksemburg. Projektligji duhet të miratohet gjatë seancës plenare të Parlamentit Evropian nga data 16-19 qershor në Strasburg. Legjislacioni i ri i ka vënë autoritetet kombëtare para dilemës për legalizimin dhe lejeqëndrimin e personave pa dokumente apo kthimin e tyre. Ai parashikon që dëbimi i një personi pa dokumente duhet të bëhet mbi baza vullnetare. Në rast kundërshtimi, personi pa dokumente mund të jetë i detyruar të vendoset brenda një territori të BE-së për një periudhë pesëvjeçare, përfshirë edhe fëmijët. Në rast të një kthimi të detyruar, autoritetet mund të vendosin ndalimin e klandestinëve për një periudhë gjashtëmujore që mund të zgjasë deri në 18 muaj, kryesisht në rastet që paraqesin rrezik për ikje dhe në rastet e vonesave për të marrë nga një vend i tretë dokumentet e nevojshme.