“Durrës-Kukës”, Berisha: Mbyllëm gjysmën e punës
Kryeministri Sali Berisha lajmëroi dje përfundimin e gjysmës së punës të rrugës kombëtare, që lidh Shqipërinë me Kosovën, pikërisht atë Durrës-Kukës-Morinë. Ai garantoi se shqiptarët e Kosovës dhe Shqipërisë do ta kenë rrugën në afatet e parashikuara. Sipas tij, një vepër e tillë e madhe në terrenin më të vështirë të Evropës, po ndërtohet me shpejtësinë më të madhe. Kryeministri Sali Berisha inspektoi dje punimet në rrugën Rrëshen-Kalimash, segmenti i tretë, i kryer nga kompania “Bechtel-Enka”, në lartësinë 800 metra mbi nivelin e detit. Në këtë segment kanë përfunduar rreth 80 për qind e gërmimeve dhe e mbushjeve, ndërkohë që llogaritet se është hapur 7 km nga tuneli në rrugën nacionale. Kryeministri Berisha u njoh me punimet në urën 88 në Kalimash, ura më e lartë prej 86 metra, me një gjatësi prej 320 metrash. Kryeministri Berisha përshkoi në këmbë rreth 400 metra të tunelit, të cilat janë betonuar, i shoqëruar nga ministrat Sokol Olldashi dhe Genc Pollo, deputeti i zonës, Fatos Hoxha, si dhe rektorë të universiteteve. Duke përshëndetur ecurinë e punimeve të kryera nga kompania “Bechtel-Enka”, Kryeministri Berisha vuri në dukje se është realizuar 49 për qind e punimeve në këtë tunel, që është ndër më të mëdhenjtë e më të gjatët në rajon. "Mendimi i parë që të vjen në mendje është se malet nuk ndajnë më kombin, nuk i ndajnë më shqiptarët. Udhëtimi tek tunelet të rikujton legjendat e shkrirjes së maleve, pasi këto janë punime të përmasave gjigante, të cilat kanë bërë që “aorta” e shqiptarëve të mbartë një famë në mbarë Evropën, si kryevepër e njeriut", - tha Kryeministri. Berisha e konsideroi këtë "si mrekullinë më të madhe shqiptare të kohërave në fushën e ndërtimit dhe se kjo vepër do t'i bëjë shqiptarët shumë më krenarë për vendin e tyre, pasi do të jenë qytetarë të një vendi të zhvilluar”.
Sipas tij, "vepra të tjera do të shtohen në të ardhmen, por nuk do të ketë projekt më të madh, më të bukur dhe më madhështor sesa kjo rrugë me këto tunele". Kreu i qeverisë që ishte dje në Kukës për turin “Shqipëria në NATO”, përshëndeti punëtorët dhe drejtuesit e “Bechtel-Enka”, si dhe taksapaguesit shqiptarë dhe të gjithë ata që bënë të mundur këtë kryevepër inxhinierike në Evropë dhe në botë. Punimet po kryhen në segmentin Kalimash-Morinë nga 6 kompani, 5 prej të cilave shqiptare dhe 1 maqedonase, dhe që kanë marrë përsipër akset rrugore më të rëndësishme që do të lidhin Shqipërinë me Kosovën. Gjatë inspektimit të një prej urave që po ndërtohet në segmentin rrugor Kalimash-Morinë, Kryeministri vlerësoi se kjo vepër po ecën me shpejtësi dhe theksoi se në tërësi afatet kohore janë respektuar. "Rruga po ndërtohet dhe natyrisht kompleksi i saj në ndërtim është i madh, ndërkohë që kompanitë po punojnë me përkushtim dhe po i përshtatin teknologjitë, në mënyrë që kjo rrugë të jetë e standardeve të larta", - u shpreh z. Berisha. Ai vuri në dukje se "firmat kanë kërkesat e tyre dhe është normale që materialet t'i marrin edhe nga Kosova, ndaj ne do të marrim masat që doganat të punojnë me 3 turne, në mënyrë që të plotësojnë kërkesat e firmave".
Ironia, “Rama të mos vijë më me varkë në Kukës”
Kryeministri Sali Berisha ftoi dje kryetarin e PS-së, Edi Rama, që të shohë nga afër punimet që po bëhen në rrugën kombëtare “Durrës-Kukës”. I pyetur lidhur me pretendimet e opozitës për sa i përket kostos së madhe për ndërtimin e rrugës Durrës-Kukës-Morinë, Kryeministri Berisha u shpreh se "askush më shumë se kjo qeveri nuk është e interesuar për një transparencë të plotë, dhe të gjitha këto punime mund të vlerësohen, llogariten dhe rivlerësohen". Por shtoi ai, "më shqetëson frika e kreut të opozitës për të ardhur për të vizituar këtë vepër. Socialistët e Kukësit më njoftuan se në vizitën e tij në muajin mars në këtë qytet, Edi Rama kishte porositur varkë, pasi kishte frikë nga rruga". Ndaj Berisha i bëri thirrje z. Rama, që të vizitojë rrugën, pasi, sipas tij, "me këtë rrugë ndahen dy botë, njëra që ndërtonte bunkerë dhe tjetra që ndërton autostrada dhe vepra të tilla".