Dhuro nje libër, nisma e re e bashkisë
Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë një nismë të re me moton Dhuro një libër, me qellim nxitjen e programeve edukuese dhe sigurimin e ambienteve bashkëkohore për fëmijët.Pas krijimit të bibliotekës në shkollën Aleks Buda në Laprakë, stafi i administratës së bashkisë së Tiranes është angazhuar duke dhuruar libra për bibliotekën e re duke shtuar kështu një fond të ri librash të autorëve të huaj dhe shqiptarë .
Dhuro një libër, është një nismë që fton të gjithë qytetarët, familjet, organizatat të ofrojnë libra për shkollat e Tiranës, pasi një shkollë pa bibliotekë është e gjymtuar, u shpreh Rama. Përmirësimi i hapësirave të dijes dhe krijimi i këndeve të shkëmbimit të informacionit, promovimit të edukimit dhe kulturës jashtë strukturave të arsimit është prioritet i bashkisë për zhvillimin e brezit të ri. Bashkia e Tiranës synon shtrirjen e kësaj inisiative për të gjitha shkollat e qytetit të Tiranës.