E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeparlamentari polak, sot vizitë zyrtare në Tiranë

Kryetari i Parlamentit të Polonisë, Bronislaë Komoroëski do të nis ditën e sotme një vizitë dy ditore në Tiranë. Sipas zyrës së shtypit e Kuvendit, mësohet se paraditen e sotme, kryeparlamentari polak do të takohet me kryetaren e kuvendit, Jozefina Topalli, në një takim kokë më kokë në kryesinë e Kuvendit. Më pas të dy homologët do të japin një konferencë të përbashkët për shtyp. Gjatë vizitës së tij në Tiranë, z. Komoroëski do të ketë takime të veçanta me Presidentin e Republikës, Bamir Topi, Kryeministrin Sali Berisha, ministra të kabinetit qeverisës dhe anëtarë të Komisionit për Politikën e Jashtme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›