E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ferdinand Murati, rizgjidhet kryetar i PD, Fier

Ferdinand Murati do të vazhdojë të mbajë postin e kryetarit të Partisë Demokratike të këtij rrethi pas 277 votave pro të kuvendit të kësaj partie, dega Fier. Sipas të dhënave nga komisioni që këqyri votimin, Murati ka lënë pas kandidatin tjetër për këtë post, Papuciun, i cili arriti të marrë vetëm 167 vota. Në këto zgjedhje, të cilat  konsistonin jo vetëm në zgjedhjen e kreut të PD, por edhe të kryesisë së saj, morrën pjesë edhe ministri i transporteve Sokol Olldashi dhe ai i drejtësisë Enkelejd Alibeaj. Të dy ministrat kërkuan mirëkuptim dhe zhvillimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme  duke cilësuar të rëndësishme faktin që kjo forcë politike të tregojë se di të krijojë modele edhe kur bëhet fjalë në zgjedhje brenda të njëjtit lloj edhe kur bëhet fjalë për rivalitetin jashtë saj. Dy kandidatët për këtë post, Murati dhe Papuciu janë karakterizuar nga një qetësi absolute gjatë gjithë zhvillimit të procesit të votimit, i cili ka nisur fill pasi ata kanë bërë një përmbledhje të shkurtër të platformës së tyer  në drejtimin e PD- së, Fier. Murati ka deklaruar se do të jetë i përkushtuar dhe të gjithë së bashku do të përballen me zgjedhjet e 28 qershorit, duke treguar PD, ka potenciale të cilat kjo fitore do ti bashkojë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›