LRI shpërndan libra dhe lodra për fëmijët jetimë romë
Nënkryetarja e LSI- së dhe Kryetarja e Lëvizjes Rinore për Integrim, Erisa Xhixho e shoqëruar edhe nga Zv. Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Besjan Pesha kanë vizituar Kopshtin e Romëve për Integrim në qendrën e së cilës edukohen rreth 45 fëmijë parashkollorë. LRI u ka dhuruar fëmijëve jetimë rom libra dhe lodra nga më të ndryshmet. Për tua përmirësuar sadopak jetesën dhe për të rritur mirëqenien e tyre.
Kryetarja e LRI-së ka nisur edhe fushatën për të mbledhur sa më shumë fonde në ndihmë të fëmijëve rom. Një ditë ndryshe për fëmijët jetim romë, ku Xhixho ka qëndruar disa orë duke luajtur me këta fëmijë, ndërsa ata vete interpretuan vjersha dhe këngë të mësuara nga edukatoret e tyre. Pas disa minutash argëtimi, Xhixho dhe Pesha u kanë servirur drekën fëmijëve, të cilët nuk kanë ngurruar të shprehin edhe gëzim ne fytyrat e tyre si shenjë falënderimi. Në fjalën e saj Xhixho theksoi se LRI do të ofrojë kontributin e saj me vepra kundër abuzimit si dhe përkrahjes së tyre në mënyrë që këta fëmijë mos të përfundojnë në rrugë të hapur duke lypur. Ajo shtoi se LRI do ti përkrahë këta fëmijë duke mbledhur fonde për të përmirësuar jetesën, por edhe shkollimin e tyre.