Solana: Kalimi UNMIK-EULEX, në rrugën e duhur
Shefi i diplomacisë evropiane, Havier Solana, është shprehur mjaft i kënaqur me rikonfigurimin e UNMIK-ut dhe kalimin e kompetencave tek EULEX.
Procesi ka nisur dhe po zbatohet me sukses, me gjithë kundërshtimin e Beogradit, se kjo çështje shkel ligjet ndërkombëtare, pasi nuk është miratuar nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së. Por i gjithë procesi ka nisur me urdhër të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Mun. Solana e ka cilësuar këtë proces si mjaft pozitiv. “Kemi bërë debate dhe diskutime intensive për kalimin e kompetencave nga UNMIK-u tek EULEX-i dhe mund të them se zhvendosja po ecën si duhet”, tha Solana. Më tej, duke iu referuar Moskës, ai tha se paralelizmi mes Kosovës dhe Osetisë së Jugut e Abkhazisë është një absurditet. “Të vendosësh në të njëjtin plan Kosovën dhe Osetinë e Abkhazinë, është diçka absurde. Për Kosovën kemi biseduar për vite të tëra dhe përfundimi është arritur pas një pune të madhe”, tha Solana. Ndërsa zëdhënësi i UNMIK-ut, Sven Lindholm, në një konferencë për shtyp tha dje se, “stafi i UNMIK-ut do të jetë për 70 për qind më i vogël pas rikonfigurimit të misionit tonë. Procesi ka filluar dhe gjithçka është duke shkuar sipas planit. Misioni i EULEX-it ka pranuar çelësat e aneksit. Në selinë e OKB-së ne jemi në përgatitje të lëshimit të objekteve në të cilat do të vendoset misioni i EULEX-it, seksioni i trajnimit është i vendosur aty. Ne jemi duke përgatitur një listë të punonjësve, pasi misioni ynë i rikonfiguruar do të jetë 70 për qind më i vogël dhe ky proces është në vazhdim e sipër”, sqaroi Lindholm. Serbia ka shprehur rezervat e saj për procesin përsëri, sidomos për zgjerimin e kompetencave të OSBE-së në Kosovë. Ajo ka kërkuar një seancë të jashtëzakonshme të OSBE-së mbi situatën në Kosovë dhe pakënaqësitë e Beogradit. Ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremiç, tha se vendi i tij ka një sërë kundërshtimesh mbi angazhimin OSBE-së në Kosovë. Reagimi i tij erdhi pasi kreu i UNMIK-ut, Lamberto Zannier, tha se “roli i OSBE-së do të jetë më i madh, jo vetëm mbështetës, por më i rëndësishëm, ne do të përmbushim së bashku çfarë është lënë mënjanë deri tani”. Kalimi i kompetencave nga UNMIK tek EULEX pritet të mbyllet këtë vjeshtë.
SHBA kundër nismës serbe
Ambasadori amerikan në Beograd, Kameron Manter tha, se SHBA-ja nuk pajtohet me nismën e Serbisë për të dërguar në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë njohjen e pavarësisë së Kosovës. “Serbia ka të drejtë në mendimin e saj, por ne nuk pajtohemi me kërkesën serbe, pasi besojmë se ky vend duhet të shikojë drejt së ardhmes, e jo nga e kaluara”, ka deklaruar ambasadori amerikan për gazetën “Blic”. Sipas diplomatit amerikan, të gjitha anketat tregojnë se qytetarët serbë duan demokraci dhe jetë të mirë, duke shtuar se çështja e Kosovës nuk është e para që u bie ndërmend. Sa për akuzat se SHBA-ja ka standarde të dyfishta kur është fjala për Serbinë dhe Gjeorgjinë, Manter tha se historia e asaj që ka ndodhur në Serbi dhe në Kosovë nuk mund të krahasohet me invadimin rus në Gjeorgji.