Preferencat në botë, Obama president
Nëse bota do të votonte, Barak Obama do të bëhej presidenti i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara. Të paktën kështu tregon një sondazh i kryer nga BBC në 22 vende të botës, ku në të 22-ta Obama do të fitonte kundrejt Mekein. Në mesatare 49 për qind parapëlqyen të shihnin Obamën president, kundrejt vetëm 12 për qind që preferonin Mekein. Diferenca pro-Obamës luhatej mjaft, nga 82 për qind të pikëve më shumë në Kenia (ku ka lindur i ati i Obamës) në 9 për qind të pikëve më shumë në Indi. Sipas sondazheve në 22 vendet, zgjedhja e Obamës do të sillte një ndryshim rrënjësor mbi perceptimin e tyre për Shtetet e Bashkuara. Por duke iu referuar sondazheve, por edhe një vizite të Obamës në Berlin, ku ai mbajti një fjalim para 200 mijë njerëzve, grupi i rivalit të tij Mekein e ka marrë spunto për të sulmuar Obamën, se ai po sillet si ‘qytetar i botës’. Mekein tha se ai vetë do të mbante një fjalim në Berlin, kur të ishte presidenti SHBA-së, jo si kandidat. Disa nga vendet që kanë preferuar Obamën si president, janë aleatë të SHBA-së si Kanadaja, Franca, Gjermania, Britania dhe Italia.