Santos e Mertesacker përforcojnë Arsenalin

Nga Express më 31 gusht 2011 në ora 20:11
Andre Santos dhe Per Mertesacker e kanë përforcuar Arsenalin, në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës. Mbrojtësi i majtë brazilian arriti nga Fenerbahçja, kurse qendërmbrojtësi gjerman nga Werder Bremeni.
Për dy lojtarët, ekipi i Arsene Wengerit shpenzoi afro 20 milionë euro. Santos ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me ‘Topçinjtë’, kurse Mertesacker do të jetë pjesë e ekipit londinez për tri vjet.
Ndërkohë, Arsenali e transferoi edhe sulmuesin jugkorean, Park Chu-Young.