E Diel, 1 Nëntor 2026

Di Caprio dhe Crowe, luftë terrorizmit

 

Leonardo Di Caprio e Russell Crowe, nën drejtimin e regjisorit të çmimeve Oscar Ridley Scott sjellin në kinema “Millennium”, një histori spiunësh, një dramë e përshtatur nga libri i gazetarit të “Washington Post”. “Body of lies” fillon të shfaqet nesër në ekranin e madh të kinemasë “Millennium”. Ai është një tjetër film që merr frymëzim nga tema e terrorizmit tashmë një karakteristikë e prodhimeve të fundit të kinemasë amerikane. Historia e filmit është mbështetur mbi librin me të njëjtin titull të David Ignatius, gazetar i “Washington Post”. Në qendër të filmit janë dy agjentë, njëri prej tyre është Roger Ferris, interpretuar nga Leonardo DiCaprio. Ai është një nga agjentët më të mirë të shërbimeve sekrete amerikane. Flet arabisht, di të lëvizë, të përshtatet, të vendosë marrëdhënie të shpejta dhe të marrë informatat e duhura. Ed Hoffman (Rusell Crowe) është shefi i tij, në Uashington. Është një tip i rreptë, i qartë në idetë e tij dhe nuk i beson askujt. Ndërsa Ferris ka të tjera vizione mbi të drejtën. Me një tjetër vizion për terrorizmin, është shefi i shërbimeve sekrete jordaneze, Hani Salaam, (Mark Strong) i cili mbyll trekëndëshin e personazheve, që sjellin nëpërmjet këtij filmi tre perspektiva të ndryshme nga pikëpamja morale, politike dhe fizike. Filmi lëviz mes shumë sheshxhirimeve pa u zbehur dhe plot dinamizëm. Kjo falë mjeshtërisë së regjisorit Ridley Scott, emri i të cilit është i lidhur me tituj të mëdhenj si “The Gladiator”, “Blade Runner”, “Alien”, “Black Hawk Down”, “Thelma & Louise” e shumë të tjerë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›