E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria ngjit katër vende në renditjen e FIFA-s

Rezultatet e fundit të kombëtares shqiptare kanë ndikur pozitivisht në renditjen e kuqezinjve në listën e FIFA-s, pasi Shqipëria ka ngjitur katër shkallë. Kuqezinjtë e trajnerit Xhani De Biazi  në pjesën e fundit të muajt maj ( pikërisht 22 dhe 27 maj)  zhvilluan dy ndeshje miqësore, ku në Madrid fituan 2-1 me Katarin dhe në Stamboll barazuan 1-1 me Iranin. Këto dy rezultate pozitive bënë që në renditjen e fundit të muajt korrik  të shpallur nga FIFA Shqipëria të  renditet e 75-ta me 448 pikë.

LEGJIONARËT

Elis Bakaj si pjesë e skuadrës ukrainase Çernomorec Odesa, përgatitjet verore po i kryen në Austri, Mesfushori me tipare sulmuese i kombëtares shqiptare po kalon një formë të mirë së fundi, gjë të cilën e tregoi në miqësoren me Katarin ku shënoi, por edhe në ndeshjet miqësore që Odesa po zhvillon në Austri. Në miqësoren me rumunët e Cehalulit, takim i cili ka përfunduar në barazim 2-2, në minutën e tetët Bakaj shënoi golin e parë për Çernomorec.

Edmond Kapllani ka shpërthyer në miqësoren e fundit të FSV Frankfurtit duke shënuar dy gola. Sulmuesi durrsak në këtë treg veror ka kaluar nga Augsburgu tek FSV Frankfurt dhe duket se Kapllani po gjen veten tek skuadra e Bundensligës 2. FSV Frankfurt fitoi 3-0 miqësoren me modestët e FC Eschborn dhe dy nga këto gola u shënuan nga Kapllani, pikërisht në minutat 72 dhe 78-të.

Edgar Cani ka pasur një fundsezoni problematik me presidentin Polonia të Vrashavës. Por nga Polonia vjen një lajm që Çani ndonëse kërkon të largohet mund të mbetet pjesë e kësaj skuadre, pasi presidenti Jozef Vojcieçovski  e ka nxjerrë në shitje klubin. Thuhet se ka interes për të blerë klubin në fjalë me kushtin që të ruhet grupi që ishte vjet, pjesë e së cilës ishte dhe sulmuesi shqiptar, Edgar Çani. Por në rast shitje mendohet se klubi do të zhvendoset nga kryeqyteti Varshavë në Krajkovë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›