Martesa, më e vështirë se Euro 2012

“Do të jetë një ditë e veçantë dhe më ndryshe se çdo gjë tjetër”, tha mesfushori i Barcelonës gjatë një konference për shtyp. “Jam i sigurt se do të më bëjë nervoz më tepër se që shfaqem në fushat e lojës”, shtoi ai.
28 vjeçari fitoi çmimin e futbollistit më të mirë të garës kontinentale në Poloni dhe Ukrainë, të cilën Spanja e fitoi pasi në finale mposhti Italinë 4-0. “Jam i kënaqur me çmimin. Por, një futbollist nuk përfaqëson një kampionat. Bashkëlojtarët e mi e meritojnë atë aq sa edhe unë”, u shpreh ai. Iniesta refuzoi të përfshihet në debatin nëse ai duhet të fitojë Topin e Artë të FIFA-s.
“Është pyetje në të cilën nuk mund të përgjigjem. E vetmja gjë për të cilën mendoj është të luaj mirë, të ndihem mirë dhe t’u ndihmoj njerëzve të kënaqem me sport”, përfundoi ai.