Di Natale e kërkon Evropën
Antonio di Natale kërkon nga ekipi i tij që ta kalojë fazën preliminare të Ligës së Kampionëve, për t’u inkuadruar në fazën e grupeve.Udinese e mbylli sezonin që shkoi në pozitën e katërt, duke e siguruar një vend për kompeticionin më të rëndësishëm evropian.
“Duhet të jemi shumë të përgatitur në barazh. Kjo mund të jetë mundësia ime e fundit për të luajtur në Ligën e Kampionëve. Në këto dy ndeshje barazhi duhet ta shfaqim tërë punën që e bëmë sezonin e kaluar”, deklaroi sulmuesi italian për ueb faqen zyrtare të UEFA-s.
“Vitin e kaluar jam angazhuar të jem në formë për Botërorin e Afrikës së Jugut. Këtë radhë kam filluar stërvitjet menjëherë pas përfundimit të sezonit, ndihem mirë fizikisht. Kemi humbur lojtarë të rëndësishëm këtë verë, por përsëri jemi të fortë. Nuk ka vend për t’u preokupuar”, vazhdoi kapiteni i Udineses.