E Shtunë, 31 Tetor 2026

Diamanti në Bologna

Nga Express më 02 gusht 2011 në ora 17:03

Rënia në Serie B i ka kushtuar shtrenjtë Brescias. Pas Përparim Hetemajt, klubi bardh e kaltër ka mbetur edhe pa një lojtar të rëndësishëm. Bëhet fjalë për mesfushorin ofanziv Alessandro Diamanti, i cili iu bashkua Bolognas.

“Bologna njofton se ka arritur marrëveshje me Brescian për transferimin, në bashkëpronësi, të Alessandro Diamantit”, njofton klubi Rossoblu përmes ueb faqes së vet zyrtare.

Ish futbollisti i West Ham Unitedit, 28 vjeçari Diamanti ishte ndër lojtarët më të rëndësishëm të Brescias sezonin e kaluar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›