E Shtunë, 31 Tetor 2026

Diabeti, përplasen shifrat

• Përplasen shifrat e Ministrisë së Shëndetësisë dhe OBSH-së për numrin e të prekurve nga diabeti.Nëse zyrtarisht në vendin tonë raportohen 30 mijë persona që vuajnë nga kjo sëmundje, Organizata Botërore e Shëndetësisë jep të tjera të dhëna. Sipas kësaj organizate, numri i të sëmurëve me diabet në vendin tonë arrin në mbi 84 mijë veta. Madje, OBSH duke parë ritmet me të cilat prevalenca e kësaj sëmundjeje po rritet, parashikon që për vitin 2030 prej saj të vuajnë 188 mijë veta, apo rreth 9% e popullsisë. Por, tek ne problemi nuk është te shifrat sesa te mungesa e diagnostikimit, kjo pasi një pjesë e konsiderueshme e personave  me diabet konsiderohen thjesht të "shëndoshë". Diabeti i padiagnostikuar, sipas mjekëve, nuk shfaq shqetësime, por mjafton një rritje e vogël e sheqerit në gjak për njëfarë kohe, që të shkaktohen dëmtime të pakthyeshme të enëve të gjakut. Këto dëmtime të enëve mund të nxjerrin sytë, apo veshkat jashtë funksionit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›