“Unaza e re”, shpronësimi më 5 mars
• Brenda datës 5 mars të këtij viti do të shpronësohen të gjithë pronarët që preken nga përmirësimi i aksit të Unazës së re në kryeqytet.Qeveria vendosi dje që shpronësimi të bëhet në favor të Bashkisë së Tiranës dhe brenda 30 ditëve të bëhet regjistrimi i pasurisë 3.233 m2 tokë arë. "Pronarët e pasurive të paluajtshme që shpronësohen të kompensohen në vlerë të plotë, që kap shumën e përgjithshme të 39.879.055 lekëve", thuhet në vendim. Kjo vlerë do të përballohet nga të ardhurat e Bashkisë së Tiranës. Ndërkaq edhe vlera e shpenzimeve procedurale në shumën 150 mijë lekë përballohet po nga ky institucion. "Afati i fundit i përfundimit të punimeve në objektin 'Përmirësimi i Unazës së Re' të jetë në përputhje me afatet e parashikuara nga bashkia", thuhet në vendim, ku saktësohet se afati i fundit i shpronësimeve është data 05.03.2008.