E Diel, 1 Nëntor 2026

Reformat, krijohet Këshilli i Arsimit Parauniversitar

• Krijohet Këshilli Kombëtar i Arsimit Parauniversitar. Ai do të funksionojë si një organ këshillimor, që do të mbështesë Ministrinë e Arsimit për politikat e zhvillimit të arsimit parauniversitar.Sipas vendimit të qeverisë, zgjedhja e 13 ekspertëve që do të jenë pjesë e këshillit do të kryhet nga MASH nëpërmjet një komisioni përfaqësuesish të zgjedhur me mandat 7-vjeçar pa të drejtë rizgjedhje. Këto anëtarë duhet të plotësojnë një sërë kriteresh profesionale të përcaktuara edhe në ligj.  "Këshilli ndihmon me konsulencë shumë të kualifikuar ministrin e Arsimit në kryerjen e funksioneve dhe detyrave të tij, në drejtim të vendimmarrjes me pakt afatgjatë dhe të rëndësisë së veçantë", thuhet në vendim. Ky organ do të formulojë propozime edhe për reformën e kurrikulave dhe të teksteve për arsimin parauniversitar, projektbuxhetin për këtë sistem dhe metodologjinë e shpërndarjes së tij. "Këshilli kombëtar i arsimit përbëhet nga 21 anëtarë me përfaqësues nga Ministria e Arsimit, e Punës, e Financave, Drejtoritë Arsimore Rajonale etj. Ndërsa 13 anëtarët e tjerë zgjidhen me konkurrim publik. Kryetari i këshillit është ministri i Arsimit dhe i Shkencës", thuhet në vendim. Pagesa e anëtarëve të këshillit do të caktohet më tej me një vendim të posaçëm të Këshillit të Ministrave.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›