E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Qiriri i ndezur” djeg trafikantët

• Një trafik italo-shqiptar, i cili vepronte prej 10 vitesh për linjën e armëve dhe drogës, është shkatërruar ditën e djeshme.VLORE / QEMAL BIRAKU"Qiriri i ndezur" është cilësuar si superaksion nga policia shqiptare. Shtatë persona u arrestuan, 2 në kërkim, ndërsa u bllokuan në flagrancë 284 kg marihuanë dhe një arsenal armësh e municionesh. Për finalizimin e tij pas 3 muajsh hetim kanë vepruar në tokë e det dhjetëra forca e mjete, por vetëm skafi i drogës i nisur nga Italia ka mundur t'i shpëtojë policisë sonë. Sipas policisë, mjeti i trafikut ishte i superfuqishëm, por nuk përjashtohet mundësia që pjesa tjetër e rrjetit të ketë lajmëruar skafistët. Të dhënat e trafikut janë siguruar fillimisht nga policia italiane, e cila ndihmoi në shpërbërjen e trafikut, që dyshohet se ishte furnizuesi i grupeve kriminale në shtetin fqinj.Goditja e trafikutFaktet e para që shënuan goditjen e grupit u zbuluan mbrëmjen e së martës. Forca të shumta policie ishin përqendruar në vendin e quajtur Ndërmenas të Fierit. Në bazë të të dhënave të mbledhura, ata kanë dyshuar duke ndaluar një furgon "Ford", me targë FR 7493 B, në pronësi të Azem Cimilit. Kontrolli brenda mjetit gjeti 9 pako të mbushura me 284 kg lëndë narkotike. Veç drogës, policia ka zbuluar dhe 5 armë automatike, një pistolete model 54, 9 krëhra automatiku, një arkë me fishekë, 20 granata luftarake ofensive, 20 ndezës luftarakë, një gjerdan me fishekë gjuetie, 27 fishekë pistolete e 200 ndezës detonatorë. Menjëherë janë vënë në lëvizje policitë e Fierit, Vlorës, Kavajës e repartet speciale, duke prangosur në kushtet e flagrancës, si autorë të trafikut 7 persona, David Islamaj, 36 vjeç; Erjon Dulaj, 30 vjeç; Edison Begaj, 28 vjeç e Albert Brahmija, 36 vjeç nga Vlora; Eduard Marku, 32 vjeç nga Kavaja si dhe Sokol Cimili, 25 vjeç e Brahim Cimili, 52 vjeç, të dy nga Fieri. Të implikuar për këtë trafik u identifikuan dhe Azem e Ali Cimili, të cilët u shpallën në kërkim. Sipas informacioneve të siguruara nga bashkëpunimi me palën italiane, i gjithë malli do të transportohej për në brigjet e shtetit fqinj me anë të një skafi. Ai ishte nisur nga Italia, në pritje për të mbërritur në një pikë të sigurt të grykëderdhjes së Semanit, ku do të merrte mallin. Tetë mjete lundrimi të Policisë Kufitare dhe Guardia di Financa kanë pikasur skafin, por pas mbi 3 orë ndjekjeje, mjeti i trafikut, me motor 500 kf ka mundur të zhduket drejt brigjeve italiane. OperacioniPas arrestimeve dhe bllokimit të drogës e armëve, policia e Vlorës ka bërë të njohura shifrat e superaksionit. Sipas drejtorit të saj, Vehbi Bushati, janë angazhuar policitë e Vlorës, Fierit, Lushnjës, Kavajës dhe Tiranës, në bashkëpunim të ngushtë me atë italiane për arrestimin e anëtarëve të grupit kriminal. Rreth 150 forca policore si dhe rreth 80 mjete motorike tokësore dhe 8 mjete lundrimi janë përfshirë për të goditur rrjetin. Mësohet se hetimet për këtë grup që furnizonte banda që vepronin në Itali kanë nisur prej 3 muajsh dhe është vepruar sapo autorët kanë ndërmarrë hapa konkretë. Kryepolici i Vlorës pohoi dje, se në grupin shqiptar janë të implikuar dhe shumë persona të tjerë, për të cilët po punohet për t'i identifikuar e ndaluar. Pikërisht këta persona dyshohet se kanë dhënë sinjalin te skafistët që të largoheshin, pasi një pjesë e shokëve të tyre ishin arrestuar.Drejtori Bushati: Dyshohet dekonspirimiDrejtori i policisë së Vlorës, Vehbi Bushati, ka deklaruar dje me rezervë se mund të ketë dhe informatorë apo bashkëpunëtorë me personat e këtij grupi kriminal nga radhët e policisë. Sipas tij, asgjë nuk përjashtohet, por zbulimi i fakteve të reja do t'i lihet në dorë hetimit. Grupi kriminal dyshohet se ka kryer veprimtarinë e tij për më shumë se 10 vjet në trafikun e bimëve narkotike dhe të armëve, por ka dyshime dhe për trafikun e mjeteve motorike. Gjirokastër, zbulohet drogaTre trafikantë të bimëve narkotike kanë rënë në rrjetën e policisë së Gjirokastrës, gjatë operacionit të koduar "Gjuetia malore". Policia arriti të bllokonte 30 kg lëndë narkotike, të cilat disponoheshin nga tre 18-vjeçarë nga Gjirokastra. Ata u kapën nga policia në momentin kur kishin marrë rrugën për në Greqi, ku planifikohej dorëzimi te personat e tjerë të lëndës narkotike e llojit kanabis. Pika ku trafikuesit janë diktuar nga policët ka qenë në lartësitë e malit Bularat të komunës së Dropullit të Sipërm. p.nShkodër, kapet trafikantiArrestohet personi i tretë për trafikun e armëve. Pak javë pas ndalimit të Blerim e Flamur Mehjat në Bushat të Shkodrës, dje u vu në pranga 47-vjeçari Bajram Çelepija. Ai ishte shpallur në kërkim prej 23 janarit, me akuzën e trafikut të armëve e municioneve luftarake, në bashkëpunim. Pas arrestimit të dy vëllezërve nga policia, është bërë e mundur që të sekuestrohen në cilësinë e provave materiale: 35 copë granata dore ofensive dhe defensive, 35 ndezës granatash, katër granata kundërtank të prodhimit kinez, si dhe 80 mijë lekë të reja të përfituara nga trafikimi i armëve. r.d10 vjetsipas policisë kishte në aktivitet grupi i personave të ndaluar dje, të specializuar në trafikun e armëve e drogës, ndërsa dyshohet dhe trafiku i makinave

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›