E Shtunë, 31 Tetor 2026

Diagnostifikimi i kancerit me testin e peshtymes

Te parandalosh kancerin e kokes apo te fytit nga diagnostifikimi nepermjet analizimit te peshtymes, eshte e reja e fundit qe sjellin shkencetaret. Kjo metode revolucionare eshte prezantuar tek revista "Clinical Cancer Research". Kerkuesit shkencore te "Johns Hopkins Kimmel Cancer Center" dhe te orientuar nga otorinlaringologu Joseph Califano kane eksperimentuar nje test inovativ gjenetik tek 738 paciente, nga te cilet 527 te shendetshem dhe 211 te semure nga kanceri i qafes ose i kokes. Pacienteve iu eshte kerkuar te bejne nje gargare me nje gote uji dhe me pas ta peshtyjne. Nga keto analiza dolen ne pah shume gjene te modifikuara, te cilat jane tipike per format tumorale, vecanerisht te ashtu quajturit gjene hipermetilate. "Hipermetilimi i disa gjeneve te vecante mund te coje ne zhvillimin e formave kancerogjene", shpjegon Califano. Meqenese cdo forme kanceroze ka gjurme gjenetike unike, duke kombinuar gjurme te ndryshme, do te na ofroje me shume mundesi per identifikimin e pacienteve me rrezik te papritur kanceri. Nje test i peshtymes eshte shume i lehte dhe aspak i kushtueshem. Ne fakt, nga ky test jane identifikuar 42,9 per qind i pacienteve me kancer dhe 1,81 per qind e atyre te shendoshe. "Nje test i tille nuk mund te jete 100 per qind i sakte", shpjegon Califano, Meqenese kanceri i kokes dhe i qafes nuk eshte shume i perhapur, mendohet se ky test te limitohet vetem per kategorite me ne rrezik, duhanpiresit dhe konsumatoret e alkoolit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›