E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Microsoft" investon 1.2 milione dollare per "Fast Search & Transfer"

"Microsoft" ka leshuar nje oferte prej 1.2 milione dollaresh per blerjen e shoqerise "Fast Search & Transfer". Shoqeria norvegjeze njihet per krijimin e softuereve te cilet lehtesojne kerkimin ne ueb. Kjo levizje eshte bere per ta ndihmuar shoqerine e softuereve ne menaxhim, ne nje treg ne rritje, qe eshte marre ne shenjester nga vete "Google". Prodhuesi i pare ne bote per softueret ka ofruar te paguaje 42 per qind si cmim per "Fast"-in, si furnitorin me te madh ne sistemet e kerkimit dhe per mireorganizimin e dokumenteve te ndermarrjeve dhe informacioneve te tjera. "Fast" gjithashtu ka realizuar nje motor kerkimi, i cili perdoret nga shoqerite e ndryshme, te cilat u lejojne konsumatoreve te e tyre hulumtim te lehte ne faqet e internetit. Gjithashtu "Fast" u ka keshilluar aksionereve te pranojne oferten e "Microsoftit", i cili e con vleren e aksioneve ne rreth 1.2 milione dollare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›