"Toyota" prezanton airbag ne vend te mbeshteteses se kokes
Perpara njezet vjetesh, "Mercedesi" prezantoi airbag-un ne timon dhe kjo u duk paksa e cuditshme, ndersa tashme japonezja "Toyota" prezanton nje tjeter risi. Ajo pretendon te marre ekskluzivitetin per mbeshtetesen e kokes, e cila do te lehtesonte shume ne ngasjen e makines. Pamja nga prapa do te ishte me e lire, gje qe do te sillte nje siguri me te madhe ne trafik dhe demtimet e qafes ne rast aksidentesh do te zvogeloheshin mjaft. Perfaqesues te "Toyotes" shprehen se zbatimi i sistemit te ri mund te zgjase me vite te tera, por qe do te sjelle mjaft rezultate ne automjete.