E Diel, 1 Nëntor 2026

Dialogu Kosovë-Serbi, Kuçi: Vetëm nën mbikqyrjen e ndërkombëtarëve

Ajova- Zv/kryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, ka deklaruar se nëse Kosova dhe Serbia bien dakord për arritjen e një marrëveshjeje mes tyre, kjo duhet të bëhet vetëm nën mbikqyrjen e ndërkombëtarëve.

Ai ndodhet në Ajova në kuadër të një programi partneriteti mes këtij shteti dhe Kosovës, dhe sipas Zërit të Amerikës Kuçi e shpjegon propozimin për traktat më shumë si objektiv në fund të një procesi të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, sesa si një qëllim i afërt.

Për të një element thelbësor për sukses do të ishte një presion pozitiv nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Unioni Evropian. Ideja e tij është që për çdo lloj dialogu mes dy vendeve, Kosova të parashtrojë një propozim për traktat paqeje, por se në fillim duhet një garanci nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe Bashkimi Evropian.

Traktati është si përfundim do të thoja i këtyre takimeve, si përfundim i një qëllimi dhe hapja e një kapitulli të ri, do të jetë definim i raporteve Kosovë-Serbi dhe mbi bazën e saj do të mbyllej kapitulli i konfrontimit dhe do të hapej ai i bashkëpunimit, ka thënë ai.

Në lidhe me fillimin e bisedimeve mes Prishtinës dhe Beogradit Kucci ka thënë se Kosova është pro dialogut, por kërkon zbatimin e marrëveshjeve të mëparshme, veçanërisht menaxhimi i integruar të kufijve që do të tregonte vullnetin dhe gadishmërinë për fqinjësi të mirë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›