Bajden ripërsërit përkrahjen e SHBA-së për Kosovën
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, është takuar me zëvendëspresidentin e Shteteve të Bashkuara, Xho Bajden.
Bajden e ka quajtur zgjedhjen e Jahjagës, "një moment shumë të rëndësishëm në angazhimin e vazhdueshëm të integrimit sa më të shpejtë të Kosovës në strukturat euroatlantike".
Mësohet se Bajden ka ripërsëritur përkrahjen e shtetit amerikan ndaj Republikës së Kosovës, "në të gjitha drejtimet".
Gjatë qëndrimit në Itali, Jahjaga ka takuar edhe presidenten e Zvicrës, Mishelin Kalmi-Rej, presidentin e Afganistanit, Hamid Karzaj, presidentin e Kroacisë, Ivo Josipoviç, e të tjerë.