“Dialogu me opozitën, vetëm në parlament, nuk ka politikë rruge”

Topalli dhe Meta takojnë ministrin e Jashtëm të Bullgarisë, Mladenov
Ministri i Jashtëm bullgar i bën thirrje liderëve partive politike të gjejnë zgjidhje për situatën e tanishme në përputhje si me transparencën, Kushtetutën dhe Legjislacionin.
Këtë deklarata diplomati bullgar e bëri pas takimeve të zhvilluara me kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli dhe zv/kryeministrin dhe ministrin e Jashtëm, Ilir Meta
“U bëj thirrje liderëve të forcave politike të gjejnë zgjidhje për situatën e tanishme. Një zgjidhje në përputhje si me transparencën Kushtetutën dhe Legjislacionit. Kjo zgjidhje të jetë në përputhje dhe me angazhimin që ka marrë Shqipëria në kuadër të Këshillit Europian”- deklaroi ai.
Ministri i jashtëm bullgar nënvizoi se “është shenjë e pjekurisë politike arritja e një marrëveshje për të ardhmen politike”.
Një nga këto shenjat është se ndryshimet dhe mosmarrëveshjet zgjidhjen përmes dialogut, në parlament dhe jo në rrugë”. Ministri i jashtëm bullgar theksoi më tej se “Shpresoj se në javët e ardhshme ky dialog mes opozitës dhe mazhorancës të forcohet. Nuk është detyra jonë që të ndërhyjmë në punët e brendshme të një vendi aq më tepër kur është një vend aleat, por është një vendim i rëndësishëm për Shqipërinë. Nga ana e tij zv/kryeministri dhe ministri i Jashtëm Ilir Meta u shpreh se qeveria ka qenë gjithmonë e gatshme për të dialoguar për gjetjen e zgjidhjes së duhur mes transparencës dhe Kushtetutës. “Unë vazhdimisht kam bërë thirrje për dialog, dialog dhe vetëm dialog. Dy ditë më parë kam bërë të qartë se ka mjaft hapësirë për transparencë dhe mbikëqyrjen e Kushtetutës për t’i dhënë përgjigje pozitive opozitës, kam shprehur keqardhje për grevën e opozitës dhe mendimin se ky nuk është një instrument për të zgjidhur krizën. Edhe një herë them se qeveria është e gatshme të marrë në konsideratë dhe të gjejë zgjidhjen e duhur midis transparencës dhe Kushtetutës”. Ndërsa kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli e falënderoi ministrin Mladenov dhe mbështeti këtë qëndrim që vjen në vazhdën e deklaratave të zotit Fule, i cili tha se gjithçka duhet të bëhet në respekt të Kushtetutës, insitucioneve e gjykatave, si dhe vijim të deklaratës së Komitetit Presidencial të KiE, që i kërkoi Zotit Rama t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese apo Komisionit të Venecias.
Kryetarja e Kuvendit falënderoi personalisht ministrin e Jashtëm Mladenov për firmosjen e letrës dërguar BE-së për heqjen e vizave për Shqipërinë.