E Diel, 1 Nëntor 2026

Dialogu, raundi i tetë më 30 nëntor, Tahiri niset në Bruksel

PRISHTINË- Zv/kryeministrja kosovare Edita Tahiri u nis sot për në Bruksel, ku më 30 nëntor pritet të zhvillohet raundi i tetë i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian.

Burimeve zyrtare të qeverisë së Kosovës bënë të ditur se gjatë këtij raundi do të vazhdojnë bisedimet lidhur me problemin e moszbatimit të marrëveshjeve nga ana e Serbisë, si dhe për çështjet e bashkëpunimit rajonal, menaxhimit të integruar të kufijve, telekomunikacionit dhe energjisë.

Ky raund i dialogut teknik është shumë i rëndësishëm për të dyja vendet, kryesisht për Serbinë, pasi zhvillohet në prag të vendimeve të Këshillit Evropian mbi përparimet e vendeve drejt BE-së.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›