KESH kërkon ndihmën e policis
25/01/2005 Kundër debitorëve
KESH kërkon
ndihmën
e policisë
DURRES - E ndier e paaftë për të vjelë detyrimet që i kanë debitorët, KESH-i në Durrës i është drejtuar policisë vendore për ndihmë. Lidhja e korentit në mënyrë të kundërligjme ka shtyrë KESH-in në Durrës të nxjerrë nga sirtari një aktmarrëveshje mes Ministrisë së Rendit dhe Korparatës, në të cilën theksohet se forcat e policisë detyrohen të jenë të pranishëm në aksionet e KESH-it sa herë që kjo e fundit e ndien të nevojshme. Drejtori Llambi Karamani ka thënë se është detyruar të kërkojë ndihmën e policisë, pasi subjektet private kanë vënë dorë në rrjetin elektrik në kohën që atyre u është shkëputur disa herë furnizimi me energji. Nga sa deklaron Karamani, janë 188 subjekte në Durrës që do të jenë përballë elektricistëve dhe bluve të Durrësit, duke i paralajmëruar se do të ndiqen
penalisht nëse do të guxojnë të bëjnë të njëjtin veprim si dhe herët e tjera.