E Diel, 1 Nëntor 2026

Dibër, gjendet e mbytur në lumin Drin nëna e tre fëmijëve



Një grua 49-vjeçare është gjetur e mbytur në lumin Drin ditën e djeshme në Dibër.

Sipas burimeve nga policia, viktima është Xharie Koleci, nënë e tre fëmijëve, banuese në fshatin Okshatinë të Bulqizës. Mendohet se 49-vjeçarja i ka dhënë fund jetës duke u vetëmbytur, pasi përjetonte prej kohësh një gjendje të rënduar psikologjike.

Sipas burimeve nga policia, kriza të herëpashershme nervore kishin shtyrë atë që edhe më parë të tentonte t’i jepte fund jetës. Policia ka nisur menjëherë hetimet në lidhje me këtë ngjarje. Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se vetëflijimi ka ardhur pas përjetimit të krizave nervore që e kishin burimin nga keqtrajtimi i bashkëshortit të së ndjerës, ndërkohë që hetimet po vazhdojnë deri në zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›