"Të fortët", dy veta në një qeli
Vetëm tre ditë më parë, Avokati i Popullit publikoi një raport mbi trajtimin e të dënuarve dhe të paraburgosurve në Burgun 313 në Tiranë, ku në përmbajtje të tij jepej gjendja e rënduar e infrastrukturës në këtë burg dhe kushtet e këqija të jetesës. Problem shqetësues për institucionin që mbron të drejtat e njeriut është trajtimi i diferencuar për të paraburgosurit në shpërndarjen e tyre nëpër dhoma.
Personat vip janë më të privilegjuar duke qëndruar vetëm dy të paraburgosur në një dhomë, ndërsa të tjerët mund të qëndrojnë deri në gjashtë të paraburgosur. Sipërfaqja e dhomave me gjashtë shtretër sipas Avokatit të Popullit, është e pamjaftueshme me rreth 15 m2, me mundësi ajrosjeje të pakët dhe me shume lageshtire dhe myk ne tavane dhe mure. Në dhomat dyshe qëndrojnë tre gra ku njërës nuk i është rezervuar krevat i veçantë dhe detyrohet për të fjetur, në dysheme.
Në këtë institucion, sidomos në seksionin e femrave, ekspertët kërkojnë që të bëhet sa më shpejt dezinfektimi për të zhdukur minjtë dhe insektet e tjera . Kjo ndodh sipas drejtuesve të burgut, pasi godina është shumë e amortizuar dhe me lagështire, gjë e cila ndihmon në mos evitimin e këtij fenomeni .