Në gjurmë
Të kujtojmë dinjitetin e marifetin e çmuar të dibranëve në organizimin e odës së famshme, të konakut të tyre fantastik. Të sjellim në vëmendje për fare pak kohë solemnitetin e fjalës së mençur të tyre, aromën tejet të hollë e aristokratike të ndërtimit të bisedës, po në odat e tyre, të ngrohta e bujare, elegancën e kuvendimin me disa plane e nëntekste që ata dinë t’i bëjnë “si ata” po në këto oda gjithë nur e hijeshi. T`i referohemi kësaj ode, që as më shumë e as më pak, është një skenë e mirëfilltë teatri, një akt i një shfaqjeje, i përcjellë me një regji të vërtetë, por pa regjisor, luajtur me mjeshtri tejet cilësore e profesionale, gjithmonë jo nga aktorë por, nga njerëz që në shumë raste, për të mos thënë në të gjitha raste,t janë të sapoardhur nga punët rutinë të ditës. Kjo odë, në të vërtetë, gjithmonë me të njëjtën skenografi, shilte e lëkura deleje, e me një mutaf në mes të saj, por përherë ndanë oxhakut e sigurisht në të gjitha rastet odat nuk ngjajnë fare me ato të jugut, sepse kanë dimensione shumë herë më të mëdha, gati-gati skenike, janë arena e bisedave tmerrësisht të kalkuluara e mondane, me fjalë të kursyera e gjithë nënkuptime, ku nevojitet një mendje absolutisht e hollë për ta deshifruar dhe kuptuar, për t`a zbërthyer po me të njëjtën hijeshi e nur që e bën edhe partneri, që e lyp edhe standardi i lartë i këtyre odave, që të ardhura brez pas brezi, përnjëmend gati-gati kisha besuar se ishin në zhdukje e sipër, kishin ngelur vetëm në kujtesën e dëshirën time të flaktë që të mos zhdukeshin kurrë, e kurrë të mos shteronin.
Lavdi Zotit, jo, nuk kishte ndodhur dhe unë u bëra pjesë e një ode të tillë, e një ode të njëmendët dibrane, për të më ngrohur zemrën mua e pafundësisht të tjerëve si unë, që u ndodhën në atë odë. Kishte një ndryshim në të vërtetë oda e asaj nate fantastike maji me të tjerat, ishte me ndjesi të pazakonta e mbartte në të vërtetë një risk, për të mos kapur dimensionet e parashikuara, për të mos përcjellë dot mesazhet e nevojshme për të cilat ishin grishur të ftuarit. Më të madh e bënte ndryshimin numri i jashtëzakonshëm që merrte pjesë në atë odë, afro 2300 vetë, eh një numër që për hir të së vërtetës kishte lëkundur ndjeshëm besimin e të zotëve të shtëpisë, e kishte tronditur, po realisht i kishte mbushur me ankth. E të drejtë kishin, nuk ishte thjeshtë një odë, por parlament i vërtetë, Parlamenti i Dibrës, me himn e me të gjithë infrastrukturën e nevojshme për të qenë i tillë. Një nevojë e madhe i kishte mbledhur gjithë ata njerëz, një domosdoshmëri i kishte nxitur nismëtarët të grishnin gjithë atë mal njerëzish atë mbrëmje. Dukej që në pamje të parë se gjithçka ishte mbështetur në elegancën e të bërit kuvend në Dibër, ishte parashikuar t`i bihej pragut, të dëgjonte dera, ishte menduar të shkohej në fund vetëm nëpërmjet kodit të kuvendimit dibran. Por do funksiononte vallë?
Në sallën aktualisht më të madhe shqiptare të shfaqjeve e kuvendeve, në Pallatin e Kongreseve, të menduar me zgjuarsi e mençuri të hollë e brilante në të gjitha detajet, ishte thirrur oda e Dibrës ku do të përcillej thirrja e mbështetjes së vazhdimit të Rrugës së Arbrit. Vetëm një “mendje Dibre” arrin që të kapë mesazhin që do duhej të përcillte kjo mbrëmje. E dëshironin të gjithë sigurisht që kjo të ndodhte, patjetër që prisnim të ndodhte. E kur kjo ndodhi një lehtësim përfshiu të gjithë sallën, të gjithë miqtë në odën e madhe të Dibrës. Nuk kishe kë të përmendje më parë, kë të lëvdoje më shumë, të gjithë u bënë një, në mënyrë fantastike që të gjithë pa përjashtim, me të ftuar e organizatorë, natyrshëm u shkrinë në një dhe përcollën mesazhin e madh se duhej bërë kjo rrugë, duhej kryer. Ej çfarë mrekullie, kur ministri Olldashi me mikrofon në dorë përcolli jo dëshirën e qeverisë, por planet reale të saj që do të fillonin në vazhdim e pa ndërprerje për realizimin e kësaj kryevepre për dibranët e më tej, për shqiptarët e nëpërkëmbur në Maqedoni e deri në Kosovë. E ajo që më shumë më emocionoi mua e të gjithëve, ajo që la mbresë, ishte eleganca me të cilën u përcoll ky mesazh nga dibranët, kultura që ata manifestuan, rruga e zgjuar që kishin zgjedhur për ta realizuar atë.
Nuk bërtitën në Parlament, nuk u shqyen nëpër mitingje e sajesa zhurmëmëdha, me të cilat na është ënjtur koka aq shumë në këto vite të pluralizmit, por me anë të një koncerti e intervista në dibrançe, duke respektuar e dëgjuar figura të ndritura dibrane që janë gjallë, figura që kanë zbukuruar përherë gjerdanin e panteonin e kombit shqiptar, gjithë nur e kulturë evropiane, manifestuan vlera e virtyte për të cilat kishim shumë nevojë ti sillnim në jetën tonë të përditshme, për të kuptuar e për t`ju dhënë të kuptojnë edhe të tjerëve se e mençura fjalë që mendja në Dibër e bëri shtëpinë është një e vërtetë, e kështu ka qenë në jetë të jetëve. Projekti u zbatua e mesazhi u përcoll dhe u kuptua qartë: Rruga e Arbrit nuk do të ndërpritet kurrë deri në përfundimin e saj. “Kjo rrugë është thjeshtë një ndër angazhimet e mbajtura”, - tha Z Olldashi, ministri i Transportit, në qeverinë “Berisha”. Ka shumë kohë që nuk i kam thënë me kaq zë të lartë e me kaq besim të madh të gjitha ato çka kam shkruar më sipër, shumë kohë kishte e më kishte munguar shija e emocioni i një formacioni të tillë kuvendor e largpamës, por vetëm kaq më kish munguar, e ndoshta vetëm mua, por jo Dibrës, ajo e bëri “beli” si i thonë fjalës, e tregoi atë natë se ka ndryshuar por vetëm në rritjen e sofistikimin e kualiteteve të të bërit kuvend, përsosjen e rrugëve të përcjelljes së mesazheve. U lumturova pa kufi, të gëzohemi të gjithë sa jemi dibranë, të të gjitha Dibrave, se jemi e jemi edhe më të fortë e më të mençur se dikur, kemi jo vetëm justifikuar të qenit dibran, por shumë më tepër. Të lumturohemi të gjithë, sepse dibranët dinë të bashkohen për çështje të mëdha e të rëndësishme, dinë të sensibilizojnë jo vetëm njëri tjetrin e opinionin, por dhe më gjerë, e këtë e bëjnë me kulturë e finesë evropiane. Duartrokitjet mbyllën koncertin dhe mbajtën ndezur dritën jeshile për vazhdimin e përfundimin e Rrugës së Arbrit, vazhdimit natyral të Rrugës së Dibrës.