E Shtunë, 31 Tetor 2026

Më shumë se 200 të plagosur në dy spitale

Më shumë se 200 të plagosur janë drejtuar dje për ndihmë në dy spitalet e vendit, pas shpërthimit të depos së armëve. Më shumë se 130 në spitalin ushtarak dhe rreth 50 në spitalin civil. Këto të dhëna janë shënuar deri në orën 20:00. Në të njëjtën orë, është konfirmuar edhe lajmi për negociatat mes përfaqësuesve të shëndetësisë me ambasadat e huaja për të dërguar 8 pacientë në Itali Zvicër apo Greqi. Për të transportuar pacientët duhet domosdoshmërisht helikopter sanitar, specifik për të përballuar gjendjen e të plagosurve.

Banorë të traumatizuar, fëmijë të humbur, urgjenca e makina që mbërrijnë me shpejtësi për në spital. Njerëz të alarmuar, të shqetësuar, të cilët kërkojnë në qendrat shëndetësore për të afërmit. Mjekë të cilët mbërrijnë në pavijonet e tyre për të qenë në gatishmëri dhe drejtues të shëndetësisë që organizojnë punët në dy spitale. Inspektorë policie që tërheqin vëmendje për të hapur rrugët, në mënyrë që dyert e reparteve të shërbimeve shëndetësore të jenë të hapura për të gjitha rastet e emergjencës.

Mes forcave të rendit që qëndrojnë në spital, mes infermierëve e qytetarëve, ka nga ata të cilët të paktën kanë një të njohur që mund të gjendej në Gërdec apo në Vorë, dy fshatra afër Tiranës, ku është ndjerë edhe më shumë shpërthimi.

Të gjithë bëjnë telefonata, ndërsa çdo gjë është në gatishmëri.

Ambulanca dhe helikopterë, të cilët transportojnë të plagosur nga këto dy zona. Të gjithë bëjnë hamendësime për numrin e të plagosurve, apo për ata që mund të kenë humbur jetën.

I vetmi që jep një prononcim zyrtar në spital është Kryeministri i vendit, Sali Berisha. "Është i konsiderueshëm numri i të vdekurve". Kjo ka qenë përgjigjja e Kryeministrit për pyetjen e gazetarëve se sa mendohet të jetë shifra e personave që kanë humbur jetën. Sa për të lënduarit shifrat rriten orë pas ore. E gjithë kjo situatë alarmante ka qenë dje në dy spitalet më të mëdha të vendit, në Spitalin Ushtarak dhe në qendrën "Nënë Tereza". Mjekët, infermieret, punonjësit kanë mbërritur me shpejtësi në vendin e tyre të punës.

"Ilaçet dhe medikamentet nuk mungojnë, janë hapur të gjitha repartet dhe janë në gatishmëri dy spitalet në Tiranë, spitali i Durrësit dhe i Krujës", tha nëndrejtori i spitalit civil, Bajram Begaj.

Bilanci i të plagosurve

Orë pas ore mjekët e dy spitaleve kryesore kanë dhënë numrin e të lënduarve. Shumica e tyre janë drejtuar në shërbimin e djegie plastikës në QSUT, në spitalin francez, ku respektivisht drejtohen për ndihmë ata që kanë probleme me dëgjimin e shikimin, si dhe në urgjencën e kardiologjisë. Qendra e Traumës ka qenë e mbushur me të plagosur, të cilët silleshin me ambulancat dhe me helikopterë për të marrë ndihmën. Shumica e të lënduarve kanë qenë të djegur nga flakët e shpërthimit, ndërsa të tjerë kanë qenë të prerë nga xhamat apo dyert, të cilat janë shkëputur nga vendi i tyre. Nga ana tjetër ka pasur të traumatizuar nga zhurma e madhe, ka pasur pacientë me probleme të dëgjimit dhe nga ata që u është dëmtuar shikimi. Në dyert e spitaleve dje janë drejtuar familjarë, të afërm apo kushërinj. Të gjithë kërkonin të dhëna, emrat, moshën dhe informacionet për të shtruarit në spitale. Shumica e të plagosurve ishin gra dhe të moshuar. Fëmijë të humbur kërkonin ndihmë për t‘u telefonuar të afërmve. Një djalë 12 vjeç u mor nga inspektorët e policisë, derisa të mbërrinte i ati nga Vora dhe ta merrte. "Mami shkoi të merrte dy motrat, ndërsa mua më mori një burrë me makinë, i cili na solli këtu", tha vogëlushi. Njëri nga banorët e Vorës, me një automjet të rëndë, mori aq banorë sa mund të nxinte makina dhe i solli në spital. Pothuajse të gjithë kishin dëmtime të lehta, ndërsa problemi i të gjithëve ishte trauma. Shqetësimi i banorëve që mbërrinin minutë pas minute në spital solli edhe acarimin e gjendjes mes tyre dhe efektivë të policisë. Dje spitalet kanë qenë të tejmbushura e për këtë forcat e rendit nuk kanë lejuar futjen brenda përveçse të plagosurve. "Kërkojmë të afërmit, na lini të hymë", kështu u janë drejtuar qytetarët policëve në dyert e spitalit.

"Shikoni emrat te recepsioni, nuk lejohet hyrja brenda zotërinj, ju lutem mos pengoni hyrjen", kështu janë drejtuar forcat e rendit.

Organizimi në spital

Mjekët, më të përfolurit kohët e fundit, nuk kanë dashur as telefonatën e shefave dhe as ultimatumin e ministrit. Ata sapo kanë marrë vesh se çfarë ka ndodhur vetëm 13 km larg Tiranës, në fshatin Gërdec kanë mbërritur menjëherë në spital, bashkë me ta infermierë e punonjës të shërbimit teknik, apo edhe vullnetarë.

Qendra ushtarake, spitali civil dhe spitali turk "Balcan Alliance" kanë qenë në dispozicion të të plagosurve.

Një shtetas amerikan ka marrë ndihmën në spitalin turk, ndërsa stafi i kësaj qendre është vendosur në dispozicion të Qendrës së Traumës. Nga ana tjetër, këto qendra spitalore dje nuk kanë shërbyer vetëm për ndihmë mjekësore, por edhe si vend referimi për të gjithë të humburit. "Kemi hapur të gjithë qendrën, jemi në dispozicion, ne dhe të gjithë familjarët tanë po qe e nevojshme. Askush nuk i ka thërritur mjekët, ka mjaftuar lajmi në televizion për t‘i sjellë ata menjëherë në punë. Janë bërë gati të gjitha klinikat për të përballuar fluksin", tha doktor Flamur Tartari, i cili punon në klinikën e urologjisë. Pacientët e djegur, që kanë parë dje mjekët, shumica gra, kanë pasur me djegie të thella. Gra, të cilat kanë pasur të ngjitura pas trupit veshjet e tyre, mes tyre edhe vajza të reja.

Lista e të plagosurve QSUT

Djegie plastika

Qemal Delia

Alketa Azisi

Rabie Gerdoni

Riza Kazhaj

Viktor Nikolli

Azem Amalli

Zylfui Ahmeti

Adelina Cani

Vensile Gjata

Qemal Mema

Adriatik Baraballa

Nikolin Azizaj

Tulant Azizaj

Luzia Zeneli

Miraga Azizaj

Korre Azizaj

Nafie Laçi

Edison Durda

Dylbere Prendi

Sadik Sula

Spitali francez

Mentor Ahmetaj

Klodian Kodra

Fatbardha Coka

Xhafire Breta

Mitlovan Hoxha

Taulant Demi

Nertila Dardha

Albi Agolli

Vjollca Agolli

Xhahir SIna

Urgjenca, spitali 2

Fiqerete Picari

Besmir Armixhi

Marsela Hysenaj

Erjon Hysa

Andi Shkoza

Serxho Elezi

Saimir Rezhi

Erid Durda

Ermela Cuberi

Caje Bitri

Nazmie Menolli

Elna Sulku

Klea Sulku

Denisa Isai

Anisa Sokoli

Dritan Zydiu

Spitalin ushtarak

Xhevrie Ceka

Gentjan Ceka

Ilir SHedulla

Ëngjëllueshe Bilari

Eni Kosova

Elis Fialba

Sinan Shehu

Enver Ahmetaj
SOnila Xhaferri

Olsi Preza

Fatmir Bushati

Ana Tahiri

Sotir Gjeci

Sali Hysenaj

Hasime Hysenaj

Bajram Diha

Dorina Diha

Merita Bajrami

Orjon Luku

Erjon Ismaili

Larja Gjini

Viltor Cani

Aleksandër Bushati

Klaudja Dervishi

Luan Shelgu

Sazan Shehu

Artur Lili

Safet Kaloshi

Buajr Sula

Denisa Isai

Zane Picaj

Maringlen Faruku

Kreshnik Anallei

Nurije Kareci

Zenet KAreci

Blediona Muccaj

Bledian Kokaj

Gëzim Gjoni

Dritan Memocci

Blerim Shenaj

Naim Faruku

Laje Pervizi

Adelaj Xhaferri

Ridvan Dedaj

Mirela Picari

Xhaferr Kocci

Shefqet Kajmaku

Bledian Fortuzi

Dëshira Hoti

Xhafit Hashiku

Menyza Zeneli

Brunilda Zeneli

Zeqine Fejzolli

Fejgin Rrapi

Antjola Manikolli

Bejzeht Fejzolli

Sherife ALiu

Elvis Sejdo

Bukurie Dunga

Hurme Kariqi

Erjon Ametaj

Valbon Karaj

Elfa Mezofaj

Xhabin Sina

Ramazan Gjegji

Hajrie Kabagi

Zelie Kolonjari

Selvete Doda

Ramazan Supaj

Blerina Gjokaj

Bardha Suta

Avni Kurti

Suzana Poci

Romina Babacci

Zeqine Fejzollari

Briken Tereziu

Shefqet Kajmaku

Blerina Shehu

Zenel Kareci

Bledjan Kartuzi

Fatmir Husaj

Fadil Husaj

Avenir Hysi

Sidorela Caka

Selam Cefaj

Ylli Picaraj

Tahir Kocci

ALbi Agolli

Vjollca Agolli

Mjaftonim Maja

Muhamed Maja
Femi Guri

Shpresa Hallaj

Redi Murati

Mehmet Saliu

Bardha Zaccaj

Denisa Zguri

Gerta Murati

Luis Gërdeci

SHender Gërcedi

Rexhep Rucci

Mustafa Laccaj

Thëllëza Gjokaj

Drita Selamaj

Ruzhdi Gureli

Aida Romi

Qamil Alla

Medi Selami

Altina Kurti

Sherife Alla

Fatbardha SElamaj

Silvi Selamaj

Fatmira Mecci

Lihanaj Sulaj

Vera Semaj

AIsha Semaj

Xhoana Gërdeci

Hysen Fejzolli

Miselda (pa mbiermër)

Florida Voku

Banush Voku

Bukurosh Sulaj
Pëllumb Sulaj

Ymer Bekteshi

Bashkim Mukaj

Dylbere Prillij

Juliana Bejij

Në spitalin e Durrësit

Amelia Cceka

Ermiada Cceka

Denis Muka

Rakip Gërdeci

Sami Osmani

Petrit Behari

Olsi Preza

Fatmir Bushati

Azis Tahiri

Sali Hysnelaj

Hasime Hysnelaj

Bajram Dibra

Merita Bajrami

Viktor Cani

Shpresa Bushati

Aleksandër Bushati

Xhevahir Dervishi

Luan Shehu

Sazem Shehu

Artur Lika

Safet Kabashi

Bujar Sula

Fatjon Mecce

Enver Rameta

Adelina Cani

Dena Ristani

Elis Fiolla

Aksel Golemi

Sanie Xhafa

Erjon Ismaili

Flonja Gjini

Erjon Luku

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›