E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dibra pranon kërkesat e të paraburgosurve të 313-s

Tiranë - Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Gazmend Dibra, ka takuar dje të paraburgosurit e 313-s, duke iu premtuar se do të shikojë kërkesat e tyre për një zgjidhje. Pas disa ditësh protestë, të paraburgosurit duket se e kanë fituar fazën e parë duke arritur takimin me kreun e Burgjeve. Sipas një njoftimi zyrtar nga Burgjet, thuhet se duke marrë shkak nga disa ankesa të disa individëve në Burgun 313, drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Gazmend Dibra, ka marrë menjëherë të gjitha masat e nevojshme dhe ka shkuar personalisht për të biseduar me të burgosurit dhe për të negociuar mbi shqetësimet e tyre. Po sipas njoftimit thuhet se disa nga shqetësimet e të paraburgosurve ishin: mënyra e komunikimit; higjiena e ushqimit; zgjatja e kohës së ajrimit; kohëzgjatja e takimit me familjarët. Pas këtij takimi mësohet se të dyja palët kanë rëndë dakord për të diskutuar ankesat për të gjetur një zgjidhje. Ndërkohë, DPB-të ka marrë të gjitha masat për të parandaluar çdo trazirë në këtë institucion duke u përpjekur që t’i japë zgjidhje shqetësimeve të këtyre të paraburgosurve, në mënyrë që të evitojë situata të tilla.

25 Mars 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›