Policia e Shtetit kontribuon me 3 milionë lekë për familjet e prekura
TIRANË - Strukturat e Policisë së Shtetit kontribuan të hënën me rreth 3 milionë lekë në ndihmë të familjarëve të prekur nga tragjedia e Gërdecit. Burime nga Policia e Shtetit bënë të ditur se në solidaritet të plotë, për të ndihmuar banorët e prekur nga kjo ngjarje, vullnetarisht punonjësit e saj mblodhën një kontribut rreth 3 milionë lekë, që e derdhën në llogarinë bankare të vënë në dispozicion pranë Raiffeisen Bank. Në emër të të gjithë efektivave të Policisë së Shtetit, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë shprehu edhe një herë ngushëllimet për familjarët dhe të afërmit e viktimave të ngjarjes së Gërdecit.
25 Mars 2008