E Shtunë, 31 Tetor 2026

KESH-i nis rehabilitimin e rrjetit elektrik në Gërdec

Brigadat e avarive të filialit të Tiranës në KESH kanë nisur punën në zonën e Gërdecit me synim rikthimin e energjisë elektrike. Sipas burimeve zyrtare pranë KESH-it, pas vlerësimit të dëmit, i cili arrin në rreth 200 mijë euro dhe sigurimit të bazës së plotë materiale, puna ka nisur me vendosjen e shtyllave elektrike dhe do të vijojë deri në rehabilitimin e plotë të situatës. Ndërhyrjet parashikohen të bëhen në linjat elektrike në të gjithë zonën dhe deri në linjat e tensionit të mesëm. KESH-i nisi punën menjëherë pas ngjarjes në Gërdec me qëllim përcaktimin e avarive, përgatitjen e projektit bashkë me përllogaritjen e kostos së nevojshme financiare.

25 Mars 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›