E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komisioni i Reformës miraton kodin me 93 vota

 

Komisioni i Reformës Zgjedhore miraton me 93 vota pro Kodin e ri Zgjedhor dhe ia përcjell atë parlamentit. Në fakt ka të bëjë me një lapsus në hartimin e raportit përfundimtar të komisionit të posaçëm të Reformës Zgjedhore të firmosur nga dy bashkëkryetarët Ilir Rusmali dhe Fatmir Xhafa. "Komisioni i posaçëm parlamentar për Kodin Zgjedhor, i ngritur me vendimin e Kuvendit nr.192, datë 30.06.2008, të ndryshuar, me 93 vota pro, në mbledhjen e tij të datës 13 nëntor 2008, miratoi projektligjin 'Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë'", thuhet në raportin përfundimtar. Komisioni i posaçëm parlamentar për Kodin Zgjedhor është i përbërë nga vetëm tetë deputetë të së gjitha forcave politike, të cilët janë Ilir Rusmali, Fatmir Xhafa, Spartak Braho, Engjëll Bejtja, Spiro Peçi, Arjan Madhi, Tritan Shehu dhe Ndue Shpani.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›