E Diel, 1 Nëntor 2026

Leskaj: Kodi Zgjedhor, në interes të shqiptarëve

 

Partia Socialiste u shpreh për herë të parë ndaj pretendimeve të grevistëve të urisë vetëm në ditën e tetë të saj. Kryetarja e grupit kuvendor të PS-së, në një deklaratë për shtyp, tha se PS-ja do të ketë në fokusin e saj në të gjitha reformat përfshi dhe atë zgjedhor vetëm interesin e shqiptarëve që vota të shkojë aty ku e jep votuesi. "As në eksperiencat më të mira perëndimore nuk figurojnë raste konsensusesh me 100%, kur është fjala për reformën zgjedhore", u shpreh Leskaj. Kryetarja e grupit parlamentar të PS-së, Leskaj, tha se secila palë ka të drejtën e këndvështrimit dhe të reagimit të diskutimit dhe propozimit të jetë kundër apo pro Kodit Zgjedhor. "Ne kemi argumentet tona, të tjerë kanë argumentet e tyre. Le t'i ballafaqojmë qetësisht përpara qytetarëve. Ne kemi hyrë në këtë proces për t'u dhënë shqiptarëve shansin e shumëpritur të një votimi të padeformuar, të tjerë duan të nxjerrin nga ky proces kapitale politike, ndërsa të tjerë akoma duan të imponojnë dështimin e procesit. Le ta kuptojnë kolegët tanë parlamentarë se mllefi nuk është alternativë, se një qëndrim nuk imponohet me zor, por me argumente", shtoi Leskaj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›