E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbështetje nga të Gjelbrit Evropianë

 

Partia e Gjelbër Evropiane përmes një mesazhi mbështeti dje grevën e 10 deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë. Juan Behrend, Sekretar i Përgjithshëm i kësaj partie, e cila ka 43 anëtarë në Parlamentin Evropian, shprehu shqetësim ndaj draftit të Kodit Zgjedhor, që është përgatitur nga dy partitë e mëdha. "Ne jeni të alarmuar për informacionin se draftimi i Kodit të ri Zgjedhor dhe rrezikun që ai përbën për përjashtimin e partive të vogla nga jeta demokratike e vendit tuaj. Ne jemi gjithashtu thellësisht të preokupuar nga reagimi i dhunshëm në rrugë e ndaj manifestimeve të tjera kundër vendimit për përbërjen e komisioneve elektorale  dhe për përjashtimin e partive të vogla", shprehet Behrend.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›