E Diel, 1 Nëntor 2026

Menaxheri: Hyka në drejtim të Palermos? Tani gjërat janë vështirësuar

Në ditët e kaluara u fol shumë për mundësinë e transferimit të talentit shqiptar të Maincit, Jahmir Hyka, te Palermo. Por tashmë shanset që lojtari të transferohet te sicilianët duket se janë zvogëluar së tepërmi. Maurizio Çiaramitaro, futbollisti që Palermo dëshironte të përdorte si shkëmbim teknik për të arritur te Hyka, me shumë mundësi do të shkojë te Belinzona. Këtë e ka pohuar menaxheri i fantazistit shqiptar, Sokol Haxhia, në një prononcim të tij: "Mainci në rolin e Jamirit ka humbur dy lojtarë për shkak të dëmtimeve, por unë kam folur me drejtorin e tyre sportiv dhe më ka thënë se, nëse Palermo do të bënte një ofertë, klubi gjerman do ta merrte në konsideratë, bën të ditur Sokol Haxhia. Në të kundërt, nëse nuk do të vijë ky propozim, Jahmir do të hiqet nga merkato. Kjo ofertë duhet të jetë vetëm në para, jo në shkëmbim". Por duket se ky propozim nuk do të vijë... Megjithatë, Mainci ende nuk e ka mbyllur përfundimisht derën. Haxhia thekson se ka në dorë një klauzolë, falë së cilës "e prish kontratën me Maincin me 80% skonto, prandaj Palermo mund ta marrë për më pak se një milion euro. Jahmiri ka një rrogë prej 500000 eurosh në vit, prandaj mosha e tij e re do të ishte një favor për Palermon", ka përfunduar menaxheri i talentit shqiptar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›