Diego: Juve në Roma për të fituar. Toti? Më pëlqen
Blerja e re e Juventusit, braziliani Diego, i ardhur nga Verder Bremen mbërrin në stërvitjen e skuadrës: uljen e bën nga dashuria e tij juventine në bordin e një Aston Martin, gjë që shton edhe më shumë ulërimat e turmës. Mendohet një herë dhe pastaj flet me braziliano-spanjollo-italishten e tij për sfidën ndaj Romës dhe mbi një tjetër numër 10 të madh, Françesko Toti, të cilin sapo e ka kaluar në klasifikimin e topçinjve më të mirë. Objektivi për ndeshjen që do të luhet në Romë, është që të zhvillojmë një tjetër finale, me të njëjtin intensitet si në ndeshjen kundër Kievit. Duhet të fitojmë patjetër në stadiumin "Olimpiko" të Romës, duhet të konfirmojmë edhe jashtë shtëpisë dimensionin e skuadrës sonë fituese. Françesko Toti? Një lojtar që "me gusta mucho". Më ka pëlqyer gjithnjë, e admiroj historinë e tij dhe faktin se është simboli i përhershëm i romakëve.